Një 31 vjeçar i arrestuar për kultivim kanabisi në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, ka humbur jetën nga arresti kardiak në spitalin e burgjeve. Viktima është Artan Zylyftari nga Skrapari, ndaj të cilit ishte marrë masa e arrestit më 30 qershor 2021 për kultivim të bimëve bimëve narkotike në bashkëpunim dhe mbahej në sektorin 1, godina B të burgut 313 nga data 5 korrik 2021.
Të shtunën, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë u njoftua nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të 31-vjeçarit të cilit i është dhënë ndihma në ambjentet e infermierisë.
Në 15.28 ai është shoqëruar për në Kardiologjinë e QSUT, por në 16.20 ka pësuar arrest kardiak. Për ngjarjen kanë nisur hetimet ndërkohë që burgjet thanë se i riu është kontrolluar rregullisht dhe trajtohej për hipertension sipas protokolleve.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve
‘Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 28.10.2023, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arres kardiak, shtetasi Artan Luan Zyliftari, i datëlindjes 17.04.1992, lindur dhe banues në Skrapar.
Ndaj shtetasit Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.
Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.
Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak.
Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.
Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët.
Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjareve të të ndierit.’- njofton drejtoria e Burgjeve.
sa gjynah dosja me emrin shpirti, dhe dha shpirt ne burg ca tersi
Përgjigju