Këngtarja Aurela Gaçe dhe Doktor Flori

VIP & Spektakël

‘Në çdo koncert je me mua’, Aurela Gaçe kujton me fjalë zemre Dr.Florin

29 Gusht 2018, 13:04| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 13:21

  • Share

Dr.Flori nuk jeton më, mirëpo kujtimi për të është i gjallë dhe më i fortë se kurrë. Edhe pse po bëhen pothuajse 4 vite që nga ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Dr. Florit, miqtë nuk harrojnë ta kujtojnë dhe të shprehin mallin për mikun e tyre. 

Të njëjtën gjë ka bërë mbrëmjen e djeshme edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka bërë një postim emocionues për mikun e saj të ndjerë. Ajo ka shkëputur disa fragmente nga kënga “Baba në ktë skenë”, nëpërmjet të cilës shpreh mallin e  madh që ndjen për Dr. Florin. 

Aurela Gaçe dhe Dr.Flori

Flori… mungon për bisedat, humorin, nervin, shpirtin e pastër, për ato ide që vetëm ti i kishe. Në çdo koncert je me mua, e sa herë këndoj pak nga ato që na le, ta dish se publiku këndon me shpirt.

Postimi i Aurela Gaçes

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?