Një staf i posaçëm i Agjencisë Kombëtare të turizmit është vendosur në cdo portë hyrëse të vendit, për t’iu prezantuar vizitorëve bukuritë që duhen parë nga Shqipëria.
Ndër të tjera, ky shërbim ofrohet edhe në aplikacionin TEA - njofton kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale – të cilin e quan udhërrëfyesin digjital 360˚ të Shqipërisë turistike
Stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit prezanton pjesët më të bukura që Shqipëria ofron, nga deti në male dhe qytetet historike
“Udhëtimi juaj në Shqipëri nis me TEA-n
Me TEA-n, stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në çdo portë hyrëse të vendit për t’u prezantuar vizitorëve bukuritë që Shqipëria ka për të ofruar: nga deti në male, nga qytetet historike te plazhet mahnitëse.
Shkarko tani aplikacionin TEA udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente
