Në çfarë date do anëtarësohemi në BE, Varhelyi: Nuk punojmë me afate por me rezultate! Rama: A keni lexuar ndonjëherë? S’funksionon me data, do jetë brenda kësaj dekade

16 Mars 2023, 13:43| Përditesimi: 16 Mars 2023, 14:02

  • Share

 

Rama dhe dy zyrtarët e lartë, Varhelyi dh Borrell u pyetën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Të pyetur për data, Rama dhe Varleheyi theksuan se ky proces matet me pune, jo me afate.

“Është një pyetje që më bëhet sa herë vij këtu. Kemi çdo gjë në vendin e duhur. Kemi bisedimet e anëtarësimin, gjithçka varet nga sa shpejt përmbushen kushtet për anëtarësimet nga Shipëria. Nuk punojmë me afate se nuk arrihet puna në terren. Ky është një çamçakëz për debate publike.”- tha Varhelyi.

Ndërkohë, Rama tha se ka një mënyrë tjetër sesi operon BE.

“Pyetje që të ç’armatosin dhe përsëriten vazhdimisht. Keni studiuar apo lexuar që e keni parë ndonjëherë që të vendoset datë nga Brukseli që të ketë data? Për çfarë e kërkoni datën? S’ka ndodhur kurrë. Do ndodhë kur të plotësohen kushtet e brendshme apo të jashtme. Për çfarë e kërkoni datën kur nuk është hiç fare mënyra sesi operon BE. Data vendoset kur i vjen dita dhe dita vjen kur i ke bërë detyrat dhe ata janë të gatshëm të shqyrtojnë detyrat e tua dhe të vendosin notën.

Ajo që na intereson është, a i bëjmë ne detyrat apo jo? I kemi kryer detyrat apo jo? Përsa kohë i kryejmë jemi në rrugën e duhur. Por që të bëhemi anëtar të BE ka ende shumë detyra për të kryer. S’vijmë nga një histori e njëjtë me ata që janë anëtar të BE. Ata që janë anëtar të BE kanë pasur shtet kur ne s’dinim ku ishim. Ndërtimi i një shteti funksional s’është fjalë goje dhe ky është procesi i integrimit. Sot jemi në proces dhe BE është në një tjetër qasje ndaj nesh e ndaj rajonit që nuk e kishte para disa vitesh. Qasja sot është fakt.

Ne kemi bërë tonën por BE ka qasje tjetër. Gjithë tronditjet gjeopolitike e kanë futur BE në një tjetër rrugë. Të gjitha ndikojnë. Me BE që kemi sot, anëtarësimi mund të bëhet brenda kësaj dekade. Ne na intereson të bëjmë detyrat tona sepse rrugët shkurt të çojnë më gjatë.”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Borrell: U pezulluan 'pasaportat e arta'! Rama: Nëse Gjykata Europiane vendos kundër, çështje e mbyllur! Mund të anëtarësohemi në BE brenda dekadës


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?