Pasaporta origjinale turke dhe pasaporta franceze e falsifikuar

Në check-in me pasaportë turke, tek avioni me të BE-së... zbardhet skema e klandestinëve për të shkuar në Europë nga Rinasi

8 Gusht 2019, 13:03| Përditesimi: 8 Gusht 2019, 13:35

  • Share

Policia e Rinasit godet në më pak se një javë 10 tentativa për kalim kufiri drejt BE-s me dokumente të falsifikuara.

Sipas referimeve të bëra në prokurorinë e Tiranës rezulton se kryesisht shtetas turq të cilët vijnë nga Kosova me pasaporta të rregullta turke përdorin Rinasin si tranzit, por me pasaporta të falsifikuara të vendeve të BE-s.

Hetuesit sqaruan se këta shtetas paraqiten me pasaportat e tyre turke të rregullta bëjnë check-in dhe teksa presin në dalje nisjen e avionëve, ndryshojnë destinacione duke dalë në linjat europiane, por këtë herë duke vënë në lojë pasaportën e falsifikuar.

Kanë qenë agjentët e komisariatit Rinas të cilët kanë zbuluar këtë skemë të kalimit të paligjshëm të kufirit ndërsa janë arrestuar 4 shtetas turq dhe disa shqiptarë si pjesë e skemës.

Ndërkohë ka pasur edhe raste të arrestimeve në flagrancë me viza kanadeze të falsifikuara si dhe pasaporta rumune e franceze false.

Pasaporta origjinale turke dhe pasaporta franceze e falsifikuar

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?