Politikë

‘Ne dalim me kryestrategun LaCivita në fushatë, ai me Vullnet Sinën’, Berisha me Vrenozin në Selanik: U bë star i fushatës! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës 

27 Prill, 12:11| Përditesimi: 27 Prill, 12:35

  • Share

 

Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi.

Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke i thënë se tregoi se nder dhe karakter, duke shtuar se i 'theu hundët' Edi Ramës, duke iu referuar fjalës që ai mbajti para disa ditësh në takimin elektoral të PD në Korçë. 

"Ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e oulave. Shko në Korçë dhe përdor atë..Peleshi i tij mendon se tani e gjeta. Në Korçë arrita të blej edhe Ilir Vrenozin. Ti u bëre star i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë, njeriun e thjeshtë. Tregove se karakteri nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë e Shqipëri.", u shpreh Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha fushatë në Selanik me Fredi Belerin: Ia rrëmbyen mandatin si ish-sigurimsat! Krenohet me LaCivita: Ne kemi kryestrategun, ata Vullnet Sinën


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?