Tiranë

Ekonomi

Në datat 13 dhe 14 tetor, Tirana pret Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

29 Shtator, 19:02| Përditesimi: 29 Shtator, 19:08

  • Share

Në datat 13 dhe 14 tetor, Tirana do të mirëpresë Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, i mbështetur nga Komisioni Europian, që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Zhvillimi i Forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.

Ai ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?