Politikë

'Në diskutime për të sjellë Globe Soccer Awards në Shqipëri', Rama: Do ishte fantastike që çmimin e futbollistit të vitit Lamine Yaman t’ia japim në Tiranë

10 Qershor, 08:48| Përditesimi: 10 Qershor, 09:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, njoftoi se janë në diskutime për të sjellë në Shqipëri edicionin evropian të “Globe Soccer Awards”. Ai tha se janë në “garë” me Madridin për të mbajtur eventin ku vlerësohen arritjet në futboll, teksa tha se ka shumë arsye për të besuar se zgjedhja do të jetë Tirana.

Rama shtoi se do të ishte fantastike nëse çmimit i futbollistit më të mirë do t’i jepej Lamine Yamal në Tiranë.

"Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin evropian të çmimit të globit të futbollit, eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që psh çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Yamalit fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama.

Gjithashtu Rama foli edhe për investimet e huaja duke thënë se janë në diskutime në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, teknologjisë si edhe inteligjencës artificiale. Rama tha se po punojnë për projekte për të shtrirë edhe disiplina të tjera sportive në shkolla.

“Ka gjëra shumë të nevojshme sa i përket të rinjve, apo fëmijëve, konkretisht për sportin në shkolla që siç kemi folur gjatë fushatës do të shtrijmë aktivitetin në shkolla, edhe në fusha të tjera. Do të punojmë për të krijuar hapësira për talente për disiplina të tjera. Disiplina për sportin individual të mundjes peshëngritjes tek shahut. Duke kaluar edhe përmes gjimnastikës, për të cilën do të hapim një kapitull të ri falë bashkëpunimit në një star, shqiptar një djalë i ri emigrant në Republikën Çeke, i cili së bashku me një grup ku ka dhe shqiptarë të tjerë, zotëron klubin më prestigjioz të gjimnastikës në Republikën Çeke, klubin SKH që është themeluar në 1984. Ka një kompleks fantastik në qendër të Pragës. Sot ne do të kemi një diskutim më të thelluar për të sjellë këtë palestër prestigjioze, fillimisht në Tiranë dhe për ta përdorur dhe për ta shtrirë sportin në shkollë në një disiplinë sfiduese, siç është gjimnastika”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Do hapim një tjetër grupkapitull me BE, në diskutime për të sjellë ‘Globe Soccer Awards’! Në çfarë derexheje mendore u katandis opozita


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?