Viti 2021 sërish ishte arenë e krimit. Me dhjetra të vrarë në zemër të familjes për shkak të dhunës e po ashtu dhjetra të tjerë të ekzekutuar në atentate të mirëfillta mafioze, në garën për influencë të grupeve kriminale shqiptare brenda dhe jashtë territorit të vendin. Vlora, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Fieri dhe Tirana sërish ishin zemra e krimit, aty ku u ekzekutuan pa mëshirë 67 persona në 62 ngjarje të ndryshme. E njëjta skemë e përdorur pothuajse në të gjitha ngjarjet me karakter përplasjesh të hesapeve të pambyllura, breshëri kallashnikovi në drjetim të shënjestrës, djegie të automjetit pak kilometra më tutje për të humbur çdo gjurmë dhe më tej arratisje. Një pjesë e madhe e ngjarjeve kriminale kanë mbetur të pazbardhura, atentatorët janë treguar preçiz për të mos lënë gjurmë.
JANAR
1. 1 janar – vritet Vladimir Zvezhda në Tiranë
Kur viti 2020 po mbyllej me një vrasje të dyfishtë të dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, vendin ia la një tjetër vrasje vetëm pak pasi 1 janari hyri zyrtarisht. 42-vjeçari Vladimir Zvezhda u qëllua me thikë nga kunati i tij Klajdi Shundi, pas darkës së ndërrimit të viteve. Gjithçka nisi pas një debati, i cili agravoi dhe përfundoi më vrasje. Zvezhda e kishte ftuar në banesën e tij Shundin, të cilin e kishte vëllanë e bashkëshortes.
2. 24 janar - vritet Edmir Bregu nëDurrës
32-vjeçari Edmir Begu sapo zbriti nga makina kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri automatiku në gjoks dhe në kokë. Ngjarja ndodhi në Durrës dhe hetuesit nuk kanë gjetur akoma prova për ta zbardhur, pavarësisht se i riu me origjinë nga Kukësi e që njihej edhe me emrin Ilir Kuçi dyshohet se është viktimë e pazareve të drogës.
SHKURT
3. 1 shkurt- vritet Shkëlzen Kastrati në Fier
Në Fier, Shkëlzen Kastrati, 42 vjeç, u qëllua nga një Range Rover me automatik me silenciator. Një plumb në kokë rezultoi fatal dhe i mori jetën në vend. Pak ditë më vonë hetuesit gjetën prova të vrasësve në Nikël. Nga shpallja në kërkim e katër personave, vetëm Albert Zaja u arrestua përmes një operacioni të FNSH-së në Larushkë.
4. 6 shkurt- vritet Gentian Qarri në Vlorë
40-vjeçari Gentjan Qarri kishte kryer një dënim prej 11 vitesh në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Atë mbrëmje shkurti po lëvizte në këmbë pranë banesës kur u qëllua nga një automjet tip “Toyota”, me breshëri kallashnikovi në këmbë dhe gjoks. Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e tij ishte ajo e larjes së hesapeve të drogës.
5. 11 shkurt - arrestohet gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha nga SPAK
SPAK arrestoi gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, e akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Me urdhër të SPAK u arrestuan edhe nëntë persona të tjerë në Gjykatën e Krujës, mes tyre kancelari i institucionit, kryesekretarja Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku. Hoxha vijon të jetë në masën “arrest me burg”, ndërsa akuzohet për korrupsion duke liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë.
6. 25 shkurt - vritet Behar Sofia në Tiranë
66-vjeçari Behar Sofia po lëvizte pak metra larg banesës së tij tek ETC-ja. Sapo kaloi në vizat e bardha buzë Lanës u qëllua me një armë me silenciator. Autori u largua pa bërë zhurmë në drejtim të Kodrave të Liqenit me një biçikletë. Ernejt Shyqi, 24 vjeç, u arrestua në Mal të Zi si ekzekutor. Atij iu premtuan 50 mijë euro për vrasjen, para që nuk i mori asnjëherë. Për vrasjen u arrestuan edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë. Sofia njihej për përfshirjen e tij në trafikun e heroinës në Shqipëri dhe Turqi.
MARS
7. 20 mars - vritet Mond Çekiçi në Durrës
Dy muaj pas vrasjes së mikut të tij Edmir Begu, u ekzekutua po në Durrës Edmond Koçi. 43-vjeçari i njohur si Mond Çekiçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u qëllua pranë shtëpisë së prindërve të tij në orën 08:40 të mëngjesit. Autorët dyshohet se ishin dy, të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Skena e vrasjes zgjati jo më shumë se 30 sekonda.
PRILL
8. 4 prill - vritet Bardhok Pllanaj në Shkodër
40 plumba u shkrehën në drejtim të 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër. I njohur si “Kumbari” i drogës, Pllanaj ishte në lëvizje me automjetin e tij. Autorët e kanë ndjekur që pranë Spitalit të Shkodrës ku kishte qenë më herët, ndërsa në 150 metrat e fundit pranë banesës kanë lëvizur paralel dhe është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. 7 vite më parë, Bardhok Pllanaj, i dyshuar si trafikant narkotikësh, arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.
9. 21 Prill- vritet Pjerin Xhuvani në Elbasan
Vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 prillit, procesi elektoral u përgjak. Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i përplasjes me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan. U vra aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur mbetën një efektive policie dhe dy persona të tjerë. Autori i krimit ishte Arbër Paplekaj, i arrestuar. Ai ka qenë pjesë e repartit RENEA dhe për disa muaj ka qenë edhe pjesë e sigurisë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë. Pas largimit u atashua në strukturat e sigurisë pranë Partisë Demokratike dhe nën shoqërinë e Gazmend Bardhit në Elbasan. Konflikti nisi pas dyshimeve të Partisë Demokratike për blerje votash në Elbasan dhe përfundoi me shkrehjen e armëve.
MAJ
10. 10 maj- vritet Bledar Birçaj në Vlorë
38-vjeçari Bledar Birçaj po lëvizte me automjetin e tij tip “BMW”, teksa një makinë e bardhë po e priste e parkuar pranë një karburanti në Vlorë. Dy persona të maskuar e të armatosur qëlluan me breshëri në drejtim të tij . Viktima në makinë ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë që i shpëtuan mrekullisht plumbave. Përveç policit të antidrogës, Granit Deromema, në pjesën e pasme ishte edhe një 20-vjeçar. Pista kryesore e hetimit ishin konfliktet që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para ekzekutimit.
11. 11 maj - vritet Everest Caka në Elbasan
Everest apo Ibrahim Çaka, 41-vjeç, nga Fushë-Mbreti i Elbasanit u ekzekutua në sy të bashkëshortes, e cila u plagos në dorë. Shkak i vrasjes dyshohet e shkuara Çakës. Atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si dhe kushëriri në Belgjikë. Ngjarja në fjalë nuk është zbardhur nga autoritetet.
12. 21 maj - vritet Delion Troqe në Vlorë
Delon Troqe, 38 vjeç, u ekzekutua para derës së biznesit, në Vlorë, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja u qëllua mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, dhe një plumb e preku në kokë. Troqe ishte kushëri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë. Ngjarja nuk është zbardhur, ndërsa dyshimet kryesore janë për konfliktet e tij në Spanjë.
QERSHOR
13. 10 qershor - Arrestohet Edlira Naqellari nga SPAK
Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan me urdhër të SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Operacioni i zhvilluar në ambientet e kësaj ministrie lidhej me tenderin 25 milionë euro të uniformave të Policisë. Mes të arrestuarve ishte edhe Edlira Naqellari, ish-Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, e liruar në datën 2 korrik 2021 papritur nga detyra. SPAK ka kërkuar 1 vit burg për Naqellarin, ndërsa pritet në vazhdim edhe vendimi i GJKKO. Të akuzuarit kryesor për këtë dosje ishin ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka si dhe kompanitë “Marsi&Al” dhe “D&E shpk”.
14. 2 qershor - Vritet në Vlorë Shkëlzen Velaj
Kur duheshin edhe pesë minuta të mbërrinte mesnata, Shkëlzen Velajt, 43 vjeç, u u ekzekutua me 15 plumba në derë të shtëpisë në Vlorë. 2 autorët e ndoqën nga pas deri në katin e 5-të të pallatit dhe zbrazën një karikator kallashnikovi. Velaj dukej se i ruhej një atentati të mundshëm, pasi në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigurie. Në 2015-n i vranë vëllanë Ardi Velaj në "Masakrën e Çoles". Vrasja që nuk është zbardhur dyshohet se u bë për hakmarrje.
15. 25 qershor - aksidenti në Levan-Vlorë, katër të vdekur në familje
Një familje me 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët u shuan mëngjesin e 25 qershorit në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën pasi makina e tyre u godit nga një Audi, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.
16. 27 qershor - vritet Kujtim Ferracaku në Shkodër
27 qershor - vritet Xhovani Gocaj në Shkodër
27 qershor - vritet Edmond Gocaj në Shkodër
27 qershor - vritet Musaen Zeneli në Shkodër
Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë përfundoi me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. Ferracaku, pronar i Hotel 'Fantazia' u përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit 'Gocaj'. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018.
KORRIK
17. 6 korrik - arrestohet kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe nga SPAK
Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij u arrestuan SPAK, pasi u përfshinë në një tender abuziv prej 24 milionë lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës. Nga hetimet ka rezultuar se zyrtarët, lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive.
GUSHT
18. 23 gusht - vritet në Lushnjë Bledar Muca
Bledar Muça u vra duke pirë kafe me kunatin në lokalin e tij bar 'Pedonale'. I njohur si dhëndri i Roland Shytit, Mustaqe Kuqi anëtar i bandës famëkaqe të Lushnjës, ‘Hakmarrja për Drejtësi” u qëllua 20 herë më kallashnikovë.
19. 26 gusht - aksident me pesë të vdekur në aksin Sarandë-Gjirokastër
Pesë persona humbën jetën në një aksident në rëndë pasditen e 26 gushtit në aksin Sarandë-Gjirokastër. Një furgon u përplas me një Land Rover dhe përfundoi në humnerë në Qafë-Muzinë. Aksidenti ndodhi në një moment kur ka pasur lëvizje të shumta në të dy kahët e rrugëve.
SHTATOR
20. 28 shtator - vritet Saimir Hoxha në Lezhë
Nënkomisari i Lezhës Saimir Hoxha vritet në rrugë e sipër në zonën e Kune Vain në Lezha nga Aldi Rama, i cili pas disa orës kerkim nga RENEA vrau vetën. Hoxha po kthehej nga një aksion antikanbis kur u përball më makinën e të tre të rinjëve, dhe u qellua nga Rama kohën kur Hoxha i kërkoi të dilte jashtë.
TETOR
21. 4 tetor - vritet Ardian Collaku në Elbasan
4 tetor - vriten Lulzim Bitri e Ardian Çollaku në Elbasan
Përmes një atentat i mirëorganizuar u vranë tek Rrethrrotullimi i Luleve në Elbasan, mbetën të vrarë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. Ata u qëlluan me breshëri nga një automjet në lëvizje. Bitri dhe Çollaku kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penal dhe me lidhje me bandat që veprojnë në Elbasan. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, u hetua si i lidhur drejtëpërdrejtë me vrasjen e Everest Çakës në maj të këtij viti. Bitri rezulton mik Talo Çelës, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
22. 23 tetor - vritet Demir Backa në Fier
57-vjeçari Demir Backa, pronar i lokal 'Piazza' në qendër të Fierit u ekzekutua pranë një qendre tregtare. Ngjarja ndodhi në orën 20:40, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i QTU-së", brenda mjetit të tij tip "Audi", në parkim. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në lëvizje tip "Benz". Demir Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa.
NËNTOR
23. 1 nëntor - vritet Xhelal Reçi në Laç të Kurbinit
Xhelal Reçi, 61 vjeç, ish-efektivi i policisë u vra në një atentat me armë zjarri në Laç. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë konfliktet e të birit me personazhe të njohur të botës së krimit.
24. 6 nëntor - vritet Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë të Tiranës
Pas dy javësh i zhdukur biznesmeni Ruzhi Hoxha, 43-vjeç nga Kamza u gjet i pajetë dhe i dekompozuar në një rrëpirë të thellë në Qafë Mollë të Tiranës. Miku i tij Fredi Rrushi u arrestua për këtë ngjarje kurse vëllai i tij u la në arrest shtëpie. Dy vëllezërit nuk kanë pranuar autorësinë për ngjarjen.
25. 11 nëntor - aksident tek "21 Dhjetori" në Tiranë me dy të vdekur
Te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në Tiranë, polici i burgjeve Luan Cenollari që punonte taksist natën dhe Ali Bejo mbetën të vdekur pasi makina e tij u godit nga një“Citroen” që drejtohej nga Emirjan Doko të cilit iu gjet edhe një armë pa leje .
26. 13 nëntor - vriten Erigers Mihasi dhe Armando Dumani në Astir në Tiranë
Krimi mafioz rikthehet në Tiranë. Erigers Mihasi dhe Armand Dumani po lëviznin me makinën e tyre luksoze Audi, ndërsa u ezekekutuan me breshëri plumbash kallashnikovi pranë dy rrathëve në Astir. Shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë Mihasi, pasi njihej për miqësitë me njerëz të krimit. Ngjarja nuk është zbardhur.
27. 16 nëntor - vritet Mateo Vasiu në Greçalli të Fierit
Një ngjarje makabër u regjistrua në Grecalli të Fierit. Mateo Vasiu, 8 vjeç, u qëllua me mjete të forta në kokë nga komshiu i tij, Klodian Çalamani, dhe më pas u gropos në oborrin e banesës së këtij të fundit.. 38-vjeçari u arrestua nga policia, ndërsa ngjarja krijoi një impakt të jashtëzakonshëm publik.
28. 23 nëntor - aksidenti në Bullgari, 45 shqiptarë të RMV të vdekur
Të paktën 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetënnë autostradën Struma, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje të Bullgarisëpër shkak të njëaksidenti të autobusit që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave ishin shqiptarë.
29. 29 nëntor - vritet Pashko Ujka në Shkodër
Ish-deputeti dhe kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka u vra me një plumb pas shpine në sheshin pranë katedrales ortodokse në Shodër, në shoqëri të bashkëshortes. Autorët përdorën pistoletë me silenciator. Pak ditë pas ngjarjes, u arrestuan 20-vjeçari Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola, 53 vjeç. Ata janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë pasi kanë paraqitur si prova disa pamje filmike me pretendimin se ditën e vrasjes kanë qenë në Prishtinë.
DHJETOR
30. 12 dhjetor – arrestohet Adriatik Llalla
Pas dënimit të formës së prerë me dy vite burg për refuzim të deklarimit, mosdeklarim dhe fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive nga Gjykata e Posaçme e Apelit, u arrestua në Romë ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Llalla ka kërkuar azil politik në Itali, e nëse kjo kërkesë do të konfirmohet atëherë atij nuk do t'i vihen prangat, nuk do të ekstradohet e për pasojë arrestimi i tij do të mbetet në letër.
31. 14 dhjetor - arrestohet Lefter Koka nga SPAK
SPAK arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, për dosjen e shumëpërfolur të inceneratorit të Elbasaniy. Koka u vu në pranga në banesën e tij në Durrës. SPAK e akuzon për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë nis betejën e tij me drejtësinë. Në të njëjtën skemë, të korrupsionit me inceneratorët, u shpallën në kërkim edhe Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. SPAK vendosi në sekuestruo preventive kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratorin e Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
32. 23 dhjetor – vritet Can Kariçi në Tiranë
Kur kishte kaluar pak më shumë se një muaj nga ekzekutimi i dyfishtë i Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit në Astir, një tjetër mik i Ervis Martinajt u vra, kësaj here në Kodër Kamëz. 30-vjeçari Can Kariçi spo hyri në makinën e tij tip “Golf 5” pas kafesë që konsumoi me tre miq të tij u qëllua me katër plumba kallashnikovi. Kariçu u zvarrit për 100 metër i plagosur pasi ishte nisur të takonte një vajzë në Institut. Ngjarja nuk është zbardhur, ndërsa pista kryesore e hetimeve është ajo e konflikteve midis bandash.
33. 27 dhjetor – vritet Albi Bashaliu në Peqin
Albi Bashaliu, 32 vjeç, kishte dalë në lagjen e tij në Gjoçaj të Peqinit për të pirë kafen e mëngjesit. I riu u qëlluar nga dy persona dhe mbeti i vdekur në vend. Autorët sapo tentuan të largohen me makinën e tyre, ajo nuk u ndez. Për këtë arsye i vunë flakën dhe u arratisën me makinën e viktimës, të cilit ia morën çelësat në xhep. Makina e viktimës u gjet në Gosë të Kavajës e pa djegur, ndërsa hetuesit kanë mbledhur të gjitha provat që synohet t’i çojnë tek autorët. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi në qershor 2021 vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu, 500 metra larg vendngjarjes vrau Ylber Xhahysën pasi ky i fundit i gërvishti makinën vite më parë.
34. 27 dhjetor – vdesin në aksident babë e bir në Rrugën e Kombit
Shkurt Prenga, 30 vjeç, i biri i tij 3-vjeçar dhe bashkëshortja Fabjola po udhëtonin me makinën e tyre “Opel” kur një “Benz” bëri parakalim të gabuar në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Si pasojë e përplasjes mbetën të vdekur babë e bir, ndërsa e ëma bashkë me një tjetër pasagjerë u plagosën rëndë. Automjeti tip “Benz” shpërtheu menjëherë në flakë, drejtuesi Arlind Mihaj u arrestua. Familja e re po udhëtonte drejtë Mirditës tek dajët e të miturit, ndërsa kryefamiljari kishte planifikuar të shkonte në drejtim të Italisë.
Ne liste mungon familja Gjoka ku humben jeten ne periudha te ndryshme nga pasojat e shperthimit te bombolave te gazit qe mbanin ne hotel, kater anetare te saj,nena dhe tre femijet e saj.Ishte ngjarje shume e rende.
Përgjigju