Në ditën e 21-të të grevës, Meta thirrje Ramës: Nis urgjentisht dialogun me gratë naftëtare për zgjidhjen e kërkesave

4 Nëntor 2020, 12:06| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 16:02

  • Share

Në ditën e 21 të grevës së urisë në grave të Rafinerisë së Naftës në Ballsh, ka reaguar presidneti Ilir Meta i cili i ka bërë thirrje urgjente qeverisë që të krijojë një urë dialogu me to për zgjidhjen e kërkesave. Kjo sipas tij duhet bërë menjëherë që të shmanget përkeqësimi i shëndetit të grave.

"Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve", shkruan Meta.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje vazhdimisht naftëtarëve që të dalin nga greva dhe më pas të nisin dialogun. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • spak: 05/11/2020 12:40

    jepi parade e vjedhura ti o k* rve cepani. ke 30 vite qe vjedh me tende shoqe. ty vetem burgu te ben zap. felliqesir

    Përgjigju
  • Mona: 04/11/2020 20:08

    Shperndaju grevisteve ca para nga parat e vjedhura,si ti keni flori apo te tjera,

    Përgjigju
  • O tej: 04/11/2020 20:04

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Meta gjigandi: 04/11/2020 12:09

    Po pse nuk shkon presidenti te negocioje? Vetem thirrje mediatike ben ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?