Dita e dytë e vizitës në Tiranë/ Osmani takon Ramën dhe Ruçin! Kryeparlamentari: Të mos lejojmë që e vërteta për Kosovën të përmbyset para syve tanë!

17 Dhjetor 2020, 11:33| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 18:35

  • Share

TIRANË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nisur ditën e saj të dytë të saj në Tiranë, me një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Për kryeparlamentarin kjo vizitë e Osmanit, shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, teksa nuk u la jashtë vëmendjes së takimin edhe përballja në gjykatën në Hagë të ish- drejtuesve të UÇK-së.

 “Kosova po përjeton periudhë zhvillimesh dramatike për të ardhmen  dhe prestigjin ndërkombëtar të saj. Ne vlerësojmë qëndrimin dinjtoz të drejtuesve  të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe gatishmërine e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë.  Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe NATO. Për çlirimin e Kosovës NATO dhe fuqitë perëndimore për herë të parë hynë në një luftë, e cila u vlerësua si “ndërhyrje humanitare. UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Shqipëria është e bindur se të gjitha akuzat kunder udhëheqësve të luftës së drejtë të Kosovës, që fatkeqësisht bazohen në raportin-plagjiaturë të Dick Marty, kujtimet e prokurores Karla del Ponte dhe raportin e prokurorisë serbe, nuk janë të bazuara në prova, por në shpifje e fantazi të sëmura. Kërkohet unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën. Të mos lejojmë që e vërteta e Kosovës të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Te Presidenti Biden, Kosova ka një mbështetës edhe më të fuqishëm që e njeh mirë rajonin dhe Kosovën", tha Ruçi.

Nga ana tjetër, Osmani shtoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë shumë fort me njëra- tjetrës që e vërteta për Kosovën të mos përmbyset para syve tanë

“Ne duhet të bashkëpunojmë qe e vërteta për Kosovën të mos përmbyset para syve tanë.  Duhet të tregojmë e ritregojmë të vërtetën e Kosovës. Duhet të punojmë për të kundërshtuar dhe rrëzuar argumentet e Serbisë që të mos njihet Kosova derisa të përfundojë dialogu. Duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve se dialogu Kosovë-Serbi nuk është për statusin e Kosovës. Ne vlerësojmë kontributin dhe zërin e Shqipërisë në institucionet dhe mjediset ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme.”, nënvizoi Vjosa Osmani.

Më herët, Osmani shkoi për vizitë në Lezhë, ku u prit nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe më pas në Tiranë në të cilën u prit nga kreu i shtetit ku dhe mbajtën një konferencë për mediat.  Osmani do të ketë takime edhe më kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish- kryeministrin Sali Berisha.

Ora 18:32
FOTO/ Kryeministri Edi Rama takohet me Vjosa Osmanin

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.  Ka qenë vetë Rama që ka shpërndarë disa foto nga takimi me Vjosa Osmanin,  e cila ndodhet për një vizitë 3 ditore në Tiranë.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • enveri: 18/12/2020 23:50

    HIC MOS i prit kosovaret o rama,,,,,jane rrace muti...pushta,,,asnje takim mos bej me keta maloke ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?