Kronikë

Në ditën e fundit, tre kandidatura të reja për postin e kreut të Komitetit Mysliman të Shqipërisë

28 Shkurt 2019, 12:20| Përditesimi: 28 Shkurt 2019, 12:26

  • Share

Në ditën e fundit të regjistrimeve për garën e Kryetarit të Komitetit Mysliman të Shqipërisë, kanë paraqitur kandidaturën e tyre dhe tre kandidatë të tjerë. Ata janë Bujar Saphiu, aktualisht nënkryetar i KMSH, Islam Hoxha, Myftiu  i Kukësit, Gramoz Blliku, Myftiu i Lushnjës. Zgjedhjet do të mbahen në datë 2 Mars ndërkohë që mandati i kryetarit është 5-vjeçar.

Më herët për këtë post kanë paraqitur kandidaturën e tyre Skënder Bruçaj që kërkon një mandat të dytë, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe inspektori i xhamive i KMSH, Gëzim Abdishaku.

 

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?