Në ditën e parë të rikthimit të linjës Vorë - Shkodër, treni përplas trajlerin (VIDEO)

30 Prill 2022, 14:33| Përditesimi: 30 Prill 2022, 15:12

  • Share

Duhej të ishte festë për udhëtarët, por nisja rivendosja pas dy vitesh e linjës së udhëtareve me tren Vorë-Shkodër është pasuar me një aksident. Një trajler është goditur nga treni me pasagjerë që vinte në drejtim të Shkodrës por fatmirësisht nuk pati të plagosur.

Aksidenti ndodhi në Fushë-Mamurras, ku drejtuesi i mjetit nuk ka qenë në dijeni se linja hekurudhore ishte hapur për pasagjerë dhe nga mungesa e vëmendjes është goditur nga lokomotiva. Përplasja ishte e fortë duke penguar vazhdimin e lëvizjes së trenit e po kështu edhe e udhëtarëve.

Shkak për këtë aksident është bërë edhe mungesa e rojeve në vendet ku ka ndërprerje të shinave nga rrugë për automjetet apo edhe mungesa e postobllokut për këtë qëllim. Në këtë mënyrë ka nisur sot linja hekurudhore e pasagjerëve Vorë - Shkodër - Vorë, ndërsa kërkohet më tepër siguri në zonat ku ka ndërprerje të linjës me rrugë lokale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 01/05/2022 16:59

    QEVERIA E KA LENE hekurudhen ne nje gjendje te mjeruar,,,,duhej te kishte trena te rinj me shina te reja,,,dhe kryqezime hekurudhore te mbrojtura,,,me semafor si ne gjithe boten,,,por qeveria i vjedh leket,,,,populli te ngrihet te permbyse kete qeveri hajdute.....///// nuk kemi zgjidhje tjeter....vetem keshtu do i kthejme dinjitetin vendit .....jo per te sjelle sali kermen....

    Përgjigju
  • mond: 30/04/2022 20:02

    Po ai shoferi i trailerit nuk mund ti hedhë sytë njëherë majtas-djathtas? Treni nuk ishte me 300 km/h! Fajësohet kushdo që mundet dhe vetëm kryesori jo Rendesi ka te shajmë qeverinë.

    Përgjigju
  • Bravo: 30/04/2022 16:12

    Këto ndodhin në të gjithë botën, i bëjnë dhe filma, ku janë sufllaqet se po i presim.

    Përgjigju
    • Beni: 30/04/2022 17:44

      Sufllaqja eshte e mire nese haet ashtu si duhet,qeveria ka bere hapa te rendesishme ne kete fushe

  • Tani: 30/04/2022 15:03

    Kur levizin trenat duhen vendosur postoblloqe qe makinat mos te kalojn ne kohen kur treni kalon

    Përgjigju
    • Gjergj: 30/04/2022 18:40

      Pune skandaloze eministrise transportit si mund te vesh ne pune nji linje hekurudhore pa bo mo perpara sinjalistikat dhe postblloqet ku rruget automobilistke priten nga hekurudha?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?