Dita e Tokës është një kujtesë për më shumë mbrojte mjedisore në të gjithë botën. Kësaj nisme besohet se i bashkohen 1.9 bilion njerëz në botë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Në Shqipëri nevoja për mbrojtje mjedisore thërret çdo vit për aleatë dhe kontribute.
Kompania estoneze IuteCredit Shqipëri i është bashkuar rregullisht nismave të ndryshme lokale dhe këtë vit zgjeron edhe më tej gjurmën e saj të gjelbër. Vetë teknologjia e firmës elektronike të përdorur nga aplikacioni i tyre MyIute ka reduktuar maksimalisht printimin e letrave, rrjedhimisht dhe ndotjen në mjedis.
Nëpërmjet një donacioni prej 100 pemësh për Bashkinë Elbasan, IuteCredit kërkon të rrisë ndërgjegjësimin se “huaja” më e rëndësishme që marrim nga e ardhmja është pikërisht mjedisi dhe çdo investim në të është një kontribut që kthehet mbrapsht çdo ditë, çdo vit, gjithmonë.
Pas Liqenit të Farkës, në të cilin IuteCredit u angazhua duke dhuruar sërish pemë dhe sot ky rajon është një nga tërheqjet më të mëdha turistike të kryeqytetit, Elbasani është qyteti i radhës që ndjen solidarizimin e kompanisë.
Përfaqësuesit e IuteCredit shprehen të vendosur për të shtuar vëmendjen në të tilla nisma, si një nga investimet më direkte që të gjithë mund të bëjmë për të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë.
DUHEN MBJELLE 100 MILION PEME,,,,NE TE GJITHE PYJET E PRERA,,,SHQIPERIA TE RIKTHEJE NUMRIN E PYJEVE TE PARA VITEVE 1990....
Përgjigju