Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda kanë kurorëzuar mbrëmë dashurinë e tyre me martesë në një ambient përrallor në jug të Shqipërisë.
Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Elgitit dhe Kleas u mbajt dje në Livadh të Himarës, ku pjesëmarrës kanë qenë personazhe të njohur të showbizit dhe ekranit shqiptar.
Në dasmën e çiftit të njohur të këngëtarëve nuk kishte si të mungonte, muzika, hareja dhe dedikimet me këngë.
Këngëtarja Klea Huta, ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim të veçantë dashurisë së saj duke e kënduar mbrëmë në dasmë.
Çifti kërcyen dhe kënduan së bashku, nën shoqërinë e qindra të ftuarve.