TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me arrestimin e tij 3 ditë më parë me urdhër të prokurorit të SPAK, Ols Dado. Përmes një postimi në rrjetet sociale Veliaj e cilëson dosjen e prokurorit Olsi Dado një “paçavure e kurdisur”, që hedh dyshime të forta mbi hetimin.
'Paçavure e hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado" shkruan Veliaj në postimin e tij në facebook
Veliaj i referohet asaj që është shkruhet e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të dojes se ai rezulton i dënuar kur në fakt kryetari i bashkisë së Tiranës nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.
Postimin e ka quajtur 'Kurdisja e një paçavureje 1' duke nënkuptuar se në ditët në vijim do të vijojë të bëjë denoncimet për këtë hetim që e quan të kurdisur.
Edhe dje Veliaj akuzoi Dadon në seancën e djeshme gjyqësore se hetimet ndaj tij i kishte nisur qëllimisht pasi nuk i kishte dhënë një leje ndërtimi.
Prej ditës së djeshme kur dhe u la në fuqi masa e sigurisë 'arrest në burg' Veliaj u transferua në paraburgimin e Durrësit. Burime bëjmë me dije për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi se ai ndodhet në një qeli me Jurgis Çyrben, ish deputetin e PS-së i arrestuar në tetor 2024 për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Kurdisja e një paçavureje 1
Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.
U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.”
Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.
Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.
Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.
Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?
Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është! Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.
Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit.
Lajmi ne perditesim...
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Sa keq qe nuk e kan quar ne Qeli me Safet Gjicin se e meritojn njeri-tjeterin eksperienca si kryetare bashikie I shkembejn eksperiencat e tyre
PërgjigjuKy moment nuk lidhet me asnjë tentativë për manipulim, por me një problem që ka sistemi i gjendjes gjyqësore, i cili administrohet nga Ministria e Drejtësisë. Certifikata e gjendjes gjyqësore të personit nën hetim, Erjon Veliaj, është shkarkuar nga BKH-ja kur u përgatit dosja për t’u dorëzuar në gjykatë. Në këtë certifikatë të gjeneruar nga sistemi, Veliaj rezulton “i dënuar”. Por ka qenë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që, përmes një shkrese të paraqitur dje në seancë gjyqësore, ka pranuar se është gabim i sistemit.
PërgjigjuPo ky djale me cfare komunikon nga qelia? Se mos i shtohet ndonje veper penale tjeter atje brenda???
PërgjigjuSPAK ,,TE LUTEM ARRESTO DHE EDI RAMEN DHE BALLUKUN,,SE KETA PO VAZHDOJNE TE VJEDHIN ...KESHTU I FUT TE TRE NE BURG,,SALIUN..METEN.DHE RAMEN...KETA JANE KOKAT E KORRUPSIONIT ME TABORET E TYRE...
Përgjigju