Politikë

‘Në Durrës synojmë 8 mandate’, drejtuesi i politik i PS-së Adrian Çela: Rama do të jetë deputet në këtë qark (VIDEO)

22 Prill 2021, 18:30| Përditesimi: 22 Prill 2021, 20:11

  • Share

“Gara jonë e vetme është të arrijmë objektivin për të marrë 8 mandate në Qarkun e Durrësit”, kështu ka deklaruar Drejtuesi politik Adrian Çela, në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.

Në takimin e zhvilluar me anëtaret e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit mes entuziazmit dhe pjesëmarrjes masive, Çela ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të grave në familjen Socialiste, nëpërmjet vizionit që Kryeministri Rama ka patur për angazhimin e tyre në vendimmarrje.

“Ne nuk e kemi garën fare me ta, sepse ne garën me ta e kemi të fituar, ne garën e kemi me veten tonë, me targetin që kemi për 8 mandate, që Edi Rama të jetë deputet i qarkut të Durrësit, jo më i Qarkut të Vlorës. E meriton Durrësi që të ketë Edi Ramën deputet dhe kontributi juaj është i padiskutueshëm, sepse është betejë për të ardhmen me të shkuarën, është betejë për Shqipërinë e 2030-ës, për Durrësin e 2030-ës, për Edi Ramën Kryeminstër”, ka pohuar Adrian Çela drejtusi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit.

Ndërkohë, kanadidatja për deputete, Klodiana Spahiu ka pohuar se takimi me zonjat e qytetit është oguri më i mirë I fitores së 25 prillit, pasi roli I tyre në familje dhe shoqëri, është I pazëvendësueshëm.

“Unë bashkohem me vizionin e  Edi Ramës dhe besoj që të gjitha ne bashkohemi me nurmin 12. Ky takim sot është oguri më i mirë i fitores së 25 prillit”, deklaroi Spahiu.

M.Q./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?