Superliga shqiptare e futbollit do luajë në fundjavë javën e tetë. Në dy ditë dhe në dy orare të ndryshme do luhen pesë takimet e programuara. Gjithçka merr jetë të shtunë në orën 15:00 me dy ndeshje. Erzeni luan me Kukësin në "Niko Dovana" dhe Egnatia pret Teutën në Rrogozhinë.
Të diel në datën 16 tetor zhvillohen tre duelet e tjera. Në 15:00 Laçi luan me Vllazninë, ndërsa Tirana kampione në fuqi ka një transfertë të vështirë në Ballsh kundër Bylis. Në orën 17:45 të së dielës, Partizani pret në "Elbasan Arena" skuadrën e Kastriotit. Pas javës së shtatë prin klasifikimin Partizani me 15 pikë, ndjekur nga Tirana dhe Erzeni me 12 pikë. Në fund të klasifikimit Laçi dhe Teuta me vetëm katër pikë.
Superliga - java 8-të
E shtunë, 15 tetor 2022
15:00
Erzeni - Kukësi
Egnatia - Teuta
E diel, 16 tetor 2022
15:00
Laçi - Vllaznia
Bylis - Tirana
17:45
Partizani - Kastrioti