‘Në emër të Lirisë’, ekspozohen në Kryeministri 153 piktura të Rexhep Selimit të bëra në Hagë! Rama: Po mbahet padrejtësisht në paraburgim

16 Shkurt 2023, 18:16| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 21:04

  • Share

TIRANË- Paraburgimi në Hagë nuk e ka penguar Rexhep Selimin, ish-pjesëtarin e UÇK-së që t’i përcjellë ‘syrit të botës’ atë çfarë ka përjetuar në luftën e Kosovës. 153 piktura të Selimit janë ekspozuar ditën e sotme në sallën COD në Kryeministri në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

‘Në emër të Lirisë’ titullohej ekspozita me pikturat e Selimit, të bëra gjatë kohës që ai ka qëndruar në paraburgimin në Hagë, ndërsa e pranishme ishte edhe bashkëshortja e tij, Shqipe me fëmijët. Rama tha se i vjen mirë që Shqipëria është bërë nëjë ndër vendet mikpritëse të kësaj ekspozite, ndërsa tha se ai dhe komandantët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë.

"Më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë për tu treguar sot. Edhe një fati të shënjuar nga barra më e madhe. Është një nder që sot këtu kemi bashkëshorten, bashkëluftaren dhe bashkëvuajtesen e Rexhep Selimit se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një luftëtar gruaja e të cilit vjen për të mbushur boshllëkun, por kemi të bëjmë me një çift luftëtarësh.

Ekspozita në kushte e izolimit dramatik siç është ai në Hagë, dhe pastaj bujaria për ta ndarë këtë me të tjerët janë vërtet prekëse. Është privilegj që na u dha kjo mundësi dhe do isha mirënjohës nëse Andi dhe Learti nuk do ta linin me kaq, por në ditët kur këto punë të jenë të varura në këto mure të përpiqen të krijojnë në këtë hapësirë një seri ngjarjes, takimesh, komunikimesh për atë që është historia jo thjesht e Rexhep Selimit, por e Kosovës, e lidhur edhe me UCK. Më vjen mirë që ne bëhemi mikpritësit e kësaj serie eventesh”, tha Rama.

Rama njoftoi se shumë shpejt do t’iu japë pasaportat shqiptare djemve të Selimit dhe bashkëshortes së tij, duke e konsideruar si një gabim që ende nuk e kanë marrë deri më tani.

"Që Shqipja nuk e ka Akoma pasaportën e kësaj republike. Jam i bindur që mund ta korrigjojmë këtë gabim të madh, që fat zyshë Arta s’na e ka kapur deri tani, do jemi shumë i lumtur nëse do më jepet mundësia që shumë shpejt t’ua dorëzoj pasaportën jo vetëm juve , por edhe fëmijëve që të jeni familjarisht të jeni edhe me dokumente, se me zemër e mendje jeni qytetarë të republikës së Shqipërisë", tha Rama. 

Ekspozita me pikturat e Rexhep Selimit ishte hapaur edhe para dy muajsh në Kosovë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 16/02/2023 19:26

    Urojme te dale nga paraburgimi

    Përgjigju
  • Olti: 16/02/2023 19:25

    Sa mire qe ekspozohen piktura te tilla

    Përgjigju
  • Albi: 16/02/2023 18:58

    Nje ekspozit shume e bukur e cila percjell shume emocione.

    Përgjigju
  • Arla: 16/02/2023 18:53

    Shpresojme shume qe te dalin sa me shpejt nga burgu sepse ata nuk e meritojne te jene aty.

    Përgjigju
  • Erik: 16/02/2023 18:36

    Te shpresojme qe te dale sa me pare nga burgu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?