'Në Europë duhet punë', Haili për eliminimin e Tiranës nga Champions League: Mungojnë afrimet në merkato

13 Korrik 2022, 12:42| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 15:13

  • Share

Ëndrra dhe shpresa ishte e madhe për një përmbysje, por Tirana kampione e Shqipërisë është eliminuar nga Champions League që në turin e parë. Bardheblutë pas humbjes 1-0 në Luksenburg janë mposhtur 1-2 në Air Albania nga Dudelange, duke mbyllur llogaritë në këtë kompeticion me pendesën që sulmuesit gabuan shumë raste në pjesën e parë.

“Mendimi im është se fati nuk ishte me ne. Një gol do na bënte një ndihmë shumë të madhe. Ishte diçka që nuk e kishim menduar që do merrnim këtë rezultat negative,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës.

Numri 1 i klubit të Tiranës e di se ku çaloi skuadra dhe ku duhet ndërhyrë për të mos i përsëritur gabimet në të ardhmen.

“Për të shkuar më tutje, flas për të ardhmen nuk po flas për sezonin në Superligë, duhet më shumë punë dhe më shumë blerje,”-deklaroi Refik Halili, president i Tiranës.

Aventura e Tiranës në Europë gjithsesi nuk mbyllet këtu, pasi bardheblutë tani janë zhvendosur në turin e dytë të Conference League. Bardheblutë luajnë me 21 korrik në ‘Air Albania’ me kampionët e Bosnjës Zrinjski Mostar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?