Akuza të forta në drejtim të kreut të federatës shqiptare të atletikës, Izmir Smajlajt, erdhën të dielën nga Luiza Gega për kampionatin evropian ekipor të atletikës që do të mbahet në Slloveni. Gega tha se refuzoi të merrte pjesë, për shkak të udhëtimit të lodhshëm me autobus, ndërsa për Report Tv nga Maribori Izmir Smajlaj pranon se një pjesë e ekipit udhëtoi në këtë mënyrë, por jo Luiza Gega.
“Luiza Gega bëri gjithë ato kritika, për rikthimin 20 vite mbrapa me autobus. Është një interpretim që nuk paraqitet realitetin e plotë të përpjekejeve tona. Pjesmarrja në ligën e 3 evropiane kërkon një planifikim shumë të kujdsshëm, veçanërisht, kur bëhet fjalë për një delegacion të madh. Ne e kemi te detyrueshëm me ligj të dalim në agjensim të prokurim publik, asnjë nga 7 agjensitë nuk i plotësoi kriteret e duhura. Për rrjedhojë menduam që pjesën elitare të atletikës ta nisim me avion, ku ishte edhe Luiza gega. Megjithatë ajo nuk u paraqit në aeroport fare,”-u shpreh fillimisht kreu i FSHA.
Smajlaj vendosi në dispozicion të Report TV edhe biletat e avionit të Luiza Gegës, ndërsa hodhi poshtë akuzat për mungesë të uniformave për ekipin kombëtar. Sipas kreut të ri të atletikës, Luiza Gega po hakmerret për zgjedhjet në federatë ku nuk arriti postin e anëtares së kryesisë.
“Pesha e fanelës së kombëtares është shumë më e rëndësishme se çdo inat personal apo pakënaqësi sepse kur veshim fanelën e Shqipërisë përfaqësojmë miliona shqiptarë, që janë një burim frymëzimi dhe krenarie. Çdo përgjegjësi kolektive duhet të jetë gjithmonë mbi interesin personal,”-tha Smajlaj.
Shqipëria në kampionatin evropian ekipor të atletikës merr pjesë në grupin e 3 dhe synon të ngjitet më lart.
“Shpresojmë që atletët të jetë në formë të mirë, presim rekorde kombëtare nga Franko Burraj, shpresojmë renditje sa më të mirë ekipore pavarësisht mungesave të shumta,”-deklaroi kreu i FSHA.
Prej të dielës, një pjesë e ekipit kombëtar, ka udhëtuar drejt Sllovenisë.
Intervista e plotë e Izmir Smajlajt për Report TV.
Për kampionatin ekipor evropian të atletikës që mbahet në Slloveni.
“Nuk është një garë individuale, por ekipore. Çdo pikë e fituar është jetike. Duam të mbledhim sa më shumë pikë për të mirën e Shqipërisë. Duam të ngjitemi në ligën e dytë evropiane. Marrin pjesë sportistët më të mirë të Shqipërisë.”
Akuzat e Luiza Gegës, se me udhëtimin me autobus drejt Sllovenisë Izmir Smajlaj e ktheu sportin shqiptar 20 vite pas.
“Luiza Gega bëri gjithë ato kritika, për 20 vite mbrapa me autobus. Është një interpretim që nuk paraqitet realitetin e plotë të përpjekejeve tona. Pjesmarrja në ligën e 3 evropiane kërkon një planifikim shumë të kujdesshëm, veçanërisht, kur bëhet fjalë për një delegacion të madh. Ne e kemi te detyrueshëm me ligj të dalim në agjensim të prokurim publik, asnjë nga 7 agjensitë nuk i plotësoi kriteret e duhura. Për rrjedhojë menduam që pjesën elitare të atletikës ta nisim me avion, ku ishte edhe Luiza gega. Megjithatë ajo nuk u paraqit në aeroport fare. Ky vendim u mor si një kompromis për të siguruar pjesmarrjen e plotë të ekipit, për të mos privuar asnjë që të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kompeticion.”
Një tjetër akuzë e Luiza Gegës ishte se Smajlaj i kishte kërkuar ekipit kombëtar të atletikës të merrte uniformat, në një kohë kur që prej zgjedhjes më 5 maj nuk kishte dhënë asnjë të tillë për sportistët.
“Gjithë ekipe kombëtar është pajisur me uniforma, që mbajnë edhe simbolet.”
Izmir Smajlaj më pas bëri thirrje për përmbajtje të Luiza Gegës.
“Çdo atletet që përfaqson shqipërinë në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe Luiza gegën, ka veshur uniformën kombëtare. Ne sigurohemi për këtë, që të ketë edhe simbolet kombëtare. Pesha e fanelës së kombëtares është shumë më e rëndësishme se çdo inat personal apo pakënaqësi sepse kur veshim fanelën e shqipërisë përfaqësojmë miliona shqiptarë, që janë një burim frymëzimi dhe krenarie. Cdo përgjegjësi kolektive duhet të jetë gjithmonë mbi interesin personal.”
Sipas Smajlajt, denoncimi publik i Luiza Gegës dëmton federatën dhe sportin shqiptar.
“Është thelbësore që cdo çështje apo pakënaqësi të adresohet nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe dialogut konstruktiv, pa dëmtuar imazhin e ekipit apo frymën e bashkpunimit. Përçarja e grupit, sidomos në media, dëmton jo vetëm federatën, por edhe sportin shqiptar.”
Komente
