Në qarkun e Fierit është mbyllur numërimi i 580 qendrave të votimit për kandidatët. Në listën e PD, më i votuari në Fier është Agron Kapllanaj me 9274vota por nuk ka mundur dot të sigurojë mandat në Kuvend pasi nuk ka thyer dot herësin e listës së partisë. Kapllanaj ka marrë më shumë vota se 121 deputetë që kanë marrë mandatin paraprak nga KQZ, por ai sërish nuk ka mundur dot të hyjnë në Kuvend pasi ishte i renditur në vend të 7 të listës nga 6 mandate që mori PD në Fier. I dyti më i votuar në këtë qark nga PD është Luan Baçi me 5315 vota.
Në listën e PS, Erion Braçe ka marrë vota më të larta preferenciale 15622 vota, ndjekur nga Gramoz Ruçi me 10292 vota duke siguruar gjithashtu mandatin.
Edhe Monika Kryemadhi ka fituar një mandate këtu nëse pranon dhe ka marrë 1771 vota.
PS 9 mandate
Erion Braçe
Petro Koçi
Lindita Buxheli
Baftjar Zeqaj
Antoneta Dhima
Bujar Çela
Ismet Beqiraj
Tatiana Piro
Gramoz Ruçi
LSI 1 mandat
Monika Kryemadhi (nëse pranon mandatin në Fier)
PD 6 mandate
Enkelejd Alibeaj
Eralda Bano(Tase)
Saimir Korreshi
Luan Baçi
Nustret Avdulla
Ilda Dhori
Lajmi kryesor: