VIDEO/ Në fillim një ulërimë dhe më pas rrëshqitje masive gurësh e dherash! Panik në alpet e Bolzanos, shpëtojnë banorët

3 Tetor, 16:33| Përditesimi: 3 Tetor, 16:44

  • Share

Bolzano- Një ngjarje dramatike ka ndodhur në zonën e alpeve në Trentino Alto Adige, në faqen veriore të Ortles, rajoni i Bolzanos në Itali.

Sipas videos së publikuar edhe nga “La Repubblica”, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (2 Tetor). Fillimisht dëgjohet një ulërimë dhe më pas shembje masive dherash e gurësh që rrokullisen vrullshëm nga shpati malor i thepisur dhe më tej re tymi e dendur përgjatë shpatit, mbi fshatin Trafoi, të komunës italiane të Stelvio, në provincën autonome të Bolzanos.

Nuk ka pasur persona të përfshirë sipas raportimeve zyrtare, por paniku ishte i madh. Shkarkimi i materialit ka ndodhur pak para orës 18.00. Reja e madhe e pluhurit është vënë re nga disa banorë, që duket se edhe e filmuan.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, nuk kishte alpinistë në zonë, pasi ngjarja mund të kishte dinamikë fatkeqe. Shërbimi i shpëtimit malor Solda nuk u alarmua për rastin.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?