“Në fillim nuk e kuptova pastaj pashë gjakun”, kjo ka qenë dëshmia e 31-vjeçares e cila mbeti i plagosur natën kur u ekzekutuan Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja. E reja u plagos me plumb në bark, edhe pse nuk i njihte dhe as nuk kishte ndonjë lidhje me viktimat. Ngjarja ndodhi një një lokal në Athinë, natën kur ishte ndeshja finale Argjentinë-Francë dhe lokalet ishin plot me njerëz. Mediat e huaja raportojnë se nga raporti mjekoligjor është zbuluar se Organaja nuk ka ndërruar jetë nga plumbi i agresorit në gjoks por nga arresti kardiak. Kjo i bën analistët e sigurimit të besojnë se objektivi i të armatosurit ishte vetëm shqiptari 41-vjeçar Kreshnik Çerçizaj, pasi nga 7 plumba, vetëm një e kapi Armando Organajën në gjoks.Dhe siç zakonisht oficerët dyshojnë, kur sulmi ndodh në një kafene para dhjetëra njerëzve, rreziku i viktimave të tjera është shumë i mundshëm.
Ngjitur me dy miqtë, Kreshnikun dhe Armandon, ishte edhe e reja me origjinë greke e cila mori një plumb që nuk ishte rezervuar për të.
Për momentet e tmerrshme të përjetuara të dielën mbrëma, 31-vjeçarja ka rrëfyer se dy autori i maskuar nuk ngurroi të hapte zjarr në një kafene në sheshin e zonës ndërsa brenda ndodheshin qytetarë të thjeshtë dhe të padyshimtë.
E reja rrëfeu se ishte me motrën e saj në lokal, pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy ish trafikantët. E reja u shpreh se kishte dëgjuar të shtënat por autorin nuk e kishte parë pasi ishte me kurriz atë moment. Në momentin kur plumbi e kapi në bark, fillimisht 31-vjeçarja nuk e kishte kuptuar por më tej ishte ftilluar kur kishte parë se po i dilte gjak.
“Isha me motrën time në lokal , pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burrat, të cilët kanë vdekur. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e dyqanit. Isha në shpinë dhe nuk e pashë sulmuesin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në dyqan.
Në fillim, nuk e kuptova se isha plagosur derisa pashë gjakun. Disa sekonda para se sulmuesi të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet. Përndryshe ajo do të ishte në pozicionin tim tani dhe për fat ne ishim në këmbë, përndryshe plumbi do të më kishte goditur në kokë”.- tha ajo.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi/ Armando Organja vdiq nga ataku kardiak jo nga plaga, dyshime se Çerçizaj ishte shënjestra e vetme
G.MO//ReportTv.al