Çudia me e madhe eshte justifikimi e komentimi i nje vrasjeje. E bejne me aq lehtesi!
Marrin role qe nuk i kane krejt thjeshte, mjafton nje mikrofon, nje kamere, nje portal, nje profil, dhe kthehen ne police, prokurore, gjykates, snajpere, ekzekutore.
Fjala kryesore dje, nga te gjithe pa perjashtim, nga te gjithe, duhet te ishte “nuk ka koment per nje vrasje”.
Si mund te pajtohesh me nje vrasje dhe te hysh ne debat, a thua eshte nje deklarate per shtyp?!
Ore ka njeri koke te ftohte te kuptoje qe me keto tone, me kete gjuhe, me kete nderkryerje, me kete ndezje gjakrash tek militantet, mund te jete edhe me keq ne oret e ditet e ardhshme?
Kush mban pergjegjesi per dicka qe mund te ndodhe diku tjeter (larg qofte)?
Si ore nuk beri njeri thirrje per qetesi e gjakftohtesi!!!!!
Dita e djeshme?
Gjithcka ndodhi ne Elbasan, e me pas ne politiken, median dhe rrjetet sociale, ishte krejt e cuditshme dhe e palogjikshme.
Njesoj sikur cmenduria e budallalleku te kishte goditur menjehere.
Ne flasim per vrasjen, me nje lehtesi kanibalesh.
Hyni ne rrjete sociale, do tmerroheni se cfare thone.
Mos harroni qe shumica e komentuesve aty pa emra, jane te rinj.
Jane produkti juaj. Produkt i politikes dhe prime time.
Ta marre djalli, edhe sherbimi ka nje kufi.