Pjesëmarrja e Teatrit “Migjeni” në edicionin e 64-të të Festivalit “Mess” në Bosnje-Hercegovinë, më i vjetri në Ballkan ka rezultuar i suksesshem. Juria ka vlerësuar shfaqjen “Vizita” të regjisorit Davide Iodice me çmimin e medias “Oslobodenje”. Disa nga protagonistët e këtij suksesi ndanë emocionet përmes nje konferencë për mediat.
“Është hera e parë që një trupë shqiptare merr pjesë në një konkurim dhe hera e parë që marrim çmim. Është gëzim i madh për ne”, tha aktori, Jozef Shiroka.
“Ne folëm shqip në Sarajevë dhe publiku reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo për ne është shumë emocionuese. Në Sarajevë një temë e tillë prek sepse populli ka vuajtur shumë për liri”, tha Merita Smaja, aktore.
Bazuar në veprën e shkrimtarit britanik Herbert George Ëells, drama “Vizita” është bashkëpunim i teatrit të Shkodrës me regjisorin italian Davide Iodice. Në Shqipëri është vënë në skenë disa muaj më parë, ndërsa pas suksesit në “Mess Festival” trupa e aktorëve shkodranëdo të vijojë shfaqjet në disa qytete të Italisë përgjatë vitit 2025.