Kronikë

Në foto me turkun që akuzohet për blerje votash, Luan Rama: I angazhuar në radhët e LSI-së, nëse është i implikuar le të ndëshkohet

21 Prill 2021, 15:58| Përditesimi: 21 Prill 2021, 16:02

  • Share

Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Vlorës, Luan Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar lidhur me foton e publikuar pranë turkun, Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit nisi procedimi penal, pasi akuzohet për shitblerje të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama shkruan se Prokuroria duhet të zbardhë të vërtetën dhe të zbatojë ligjin.

Ai shtoi se asnjë makinacion, asnjë përpjekje për të provokuar apo për të shantazhuar anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së, nuk mund t’i shpëtojë banditët e rilindjes nga humbja e 25 prillit.

 “Manipulimi mediatik i një lajmi të shitur qëllimisht nga segmente kriminale brenda strukturave të Policisë së Shtetit në Vlorë për shitje e blerje votuesish në emër të LSI-së nga ana e qytetarit Abdulgafur Balikçi, është vetëm përpjekja e rradhës që synon të trembë e frikësojë votuesit”, shkruan ai në posti.

Kandidati i LSI, ka sqaruar se Abdulgafur Balikçi është shtetas shqiptar, me origjinë turke që jeton dhe punon ndershmërisht me profesionin e tij si mjek stomatolog, i angazhuar me shumë pasion në rradhët e LSI-së pasi braktisi sektin e rilindjes, e mu për këtë arsye është vënë në qendër të këtij skenari përbaltjeje dhe manipulimi.

“Nëse mjeku Abdulgafur Balikçi apo çdo qytetar tjetër është i implikuar në shkelje të ligjit, le të ndëshkohet sipas ligjit, por këtë nuk mund t’a bëjë policia duke shitur lajme të pa konfirmuara nga organi i akuzës dhe të pa vlerësuara nga gjykata.”, shkruan ai në fund.


Lajmi kryesor:

U kapën duke blerë vota për LSI-në, procedohen penalisht 2 persona në Vlorë! U gjenden para dhe bllok shënimesh me emra


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?