Ish-futbollisti i kombëtares ruse të futbollit, Alexey Bugaev u vra gjatë luftimeve në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Anton Smirnov. Bëhet e ditur se pas karrierës së tij sportive, Bugaev u burgos me akuzën e posedimit të drogës. Në vitin 2019 ai u dënua me 9.5 vjet burg. Më pas, gjatë vuajtjes së dënimit, ai iu bashkua luftimeve si pjesë e njësive ushtarake ruse.
Bugaev kishte vendosur që të shkonte në front pasi kërkonte që të reduktonte vitet e heqjes së lirisë pasi vuante një dënim të marrë pasi akuzohej për trafik të lëndëve narkotike.
Bugayev ka luajtur si mbrojtës për klubet e Moskës Torpedo dhe Lokomotiv, si dhe për Krasnodarin. Ai luajti shtatë ndeshje për kombëtaren ruse, duke përfshirë dy ndeshje në Kampionatin Evropian 2004. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2010 në moshën 29-vjeçare.