Në fund të shtatorit konferencë BE-Ballkani Perëndimor! Anëtarësimi? Borrell: Proces i bazuar vetëm në meritë

1 Shtator 2023, 11:16| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 14:58

  • Share

Përfaqësuesi i lartë i Unionit Joseph Borrel njoftoi së në fund të shtatorit do të mbahet konferenca e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor.

Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian do të organizojë në fund të shtatorit, një konferencë të përbashkët me Ministrat e Ballkanit perëndimor për të analizuar situatën në rajon. Lajmi është bërë me dije nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell gjatë një aktiviteti në Madrid. Borrel theksoi së ky takim do të mbahet në mënyrë të veçantë njëjtë siç do të organizohet Samiti I procesit të Berlinit, dhe ka nënvizuar se pranimi i vendeve të reja anëtare do të bazohet vetëm mbi meritën.

“Çështja e zgjerimit ka qëndruar lart në diskutimet tona. Ukraina duhet të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor gjithashtu. Sa më shpejt. Lufta në Ukrainë ka pasur një efekt kolateral për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Sigurisht që është një proces i bazuar në meritë. Një shtet do të bëhet anëtar kur të përmbushë të gjitha kushtet. Por në të njëjtën kohë është mirë për të caktuar një objektiv politik”- tha Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së.

Borrell thekson se BE duhet të jetë e përgatitur për pranimin e vendeve të reja anëtare, ndërsa njoftoi takim e radhës të rëndësishëm mes kryeminsitrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vucic.

“Më 14 shtator do të zhvilloj një takim të nivelit të lartë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si ndërmjetësues do të kërkoj për zgjidhje”.- tha përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Për herë të fundit dy liderët, Kurti-Vuçic janë takuar në muajin maj, ndërsa tensioni mes vendeve vijon i njëjtë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?