Sociale

‘Në fundjavë rriten temperaturat, por të hënën rikthehen reshjet’, Anira Gjoni për Report Tv: Do të jenë me intensitet të ulët

11 Prill, 12:39| Përditesimi: 11 Prill, 12:50

  • Share

Përgjatë fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikimin e motit të qendrueshëm, por si do të jetë moti gjatë javës që vjen?

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Skype, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se të dielën do të kemi një rritje të temperaturave minimale dhe maksimale prej dy gradësh.

Temperaturat nesër parashikohen:

Në zonat bregdetare 10/18 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 6/20 gradë celcius;

Në zonat malore 2/14 gradë celcius.

“Të hënën rikthehen reshjet, kryesisht do të jenë lokale. Ndërsa të martën reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin”, tha Anira Gjoni ndërsa theksoi se do të jenë me intensitet të ulët.

Gjoni po ashtu shtoi se gjatë dy javëve të fundit të prillit temperaturat do të jenë të larta, por nuk do të shkojnë deri në vlerën 25 gradë.

"Dimri është larguar dhe vendi ynë është nën ndikimin e ngrohtë të masave ajrore", përfundoi Gjoni.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?