Kronikë

Në fuqi masat e reja, por në të gjithë pikat kufitare testi i shpejtë është monopol i privatit! Më shtrenjtë se në BE e rajon! Pse nuk liberalizohet tregu?!

6 Shtator 2021, 12:34| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 14:37

  • Share

Duke filluar nga sot në të gjithë pikat kufitare të vendit kanë hyrë në fuqi masat e reja anti COVID sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të marrë më 30 gusht. Një prej kushteve që kërkohet është edhe testi i shpejtë në mungesë të testit PCR.  Kjo ka bërë që në të gjithë  pikat kufitare të vendet të hapen pika testimi për 'rapid test' ku drejtohen me mijëra udhëtarë.  

Sa i përket Aeroportit të Rinasit nuk ofrohen testet e shpejta, as testi serologjik apo edhe ai i antigjenit por vetëm testet PCR, të cilat bëhen nga një kompani private dhe kushton 35 euro.  Një vëzhgim i Report Tv zbulon se në të gjitha pikat e tjera kufitare çmimet variojnë nga 15 deri në 25 euro dhe realizohen nga disa kompani të caktuara private. Çmimet janë tepër të larta, duke ia kaluar shumë vendeve të Bashkimit Europian që në të shumtën e rasteve i ofrojnë edhe në farmaci teste të tilla apo kanë bërë marrëveshje me kompanitë që çmimi të ketë një limit si në rastin e Italisë kur testi nuk i kalon 15 euro. Pse qeveria shqiptare nuk e bën një marrëveshjet  të tillë me privatët?  Gjithashtu ka vende që testin e shpejtë e ofrojnë edhe falas nga shteti në pikat kufitare.

Mbetet pikëpyetje se pse minimalisht Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri nuk e liberalizon tregun që ky test të shitet në farmaci me çmim më të ulët si në të gjithë Evropën. Në të gjithë pikat tona kufitare janë vetëm 3 ose 4 kompani që ofrojnë testet e shpejta.

Komiteti Teknik i Ekspertëve më 30 gusht vendosi 3 kushte për qytetarët që duan të futen në Shqipëri. E para, të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. Së dyti, nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.  ndërsa nuk janë në fuqi për fëmijët deri në 6 vjeç.

Rregullat e reja
Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

Kushtet që duhen plotësuar kur kalon në pikat kufitare të Shqipërisë

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 07/09/2021 07:29

    Po testet per te dale nga Shqiperia drejt Europes a kryhen me ne Rinas?

    Përgjigju
  • Ilir: 07/09/2021 04:59

    Arroganca e injorances eshte shokuese! Nje bythemut shqiptar, arrin ta quajme Italine fshat!? Hapu dhé...!

    Përgjigju
  • Iris: 06/09/2021 23:38

    Teste,teste.teste,jo te shtrenjta,jo te lira,jo falas.BENI TE DY DOZAT E VAKSINES dhe mbyllet ky debat i kote !!!

    Përgjigju
    • aldo: 07/09/2021 07:34

      dhe me vaksinen duhet te besh testin iris

  • Klaus: 06/09/2021 16:38

    "Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy jave" Tek urdhri ne fletoren zyrtare nuk e thote fare kete afatin dy javor o plak ..... 1. Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare, duke filluarnga data 6.9.2021, duhet të paraqesin një nga dokumentet e mëposhtme: a) certifikatën e vaksinimit që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar, aponjë dokument të ngjashëm të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaronpërfundimin e vaksinimit; b) test PCR-je, të kryer brenda 72 orëve përpara nisjes ose testin e shpejtë antigjenik brenda 48 orëve të hyrjes në kufi; c) dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioniSars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit. Ate dy javeshin se thote fare ,kur informoni te pakten permbajuni publikimeve zyrtare jo ca thote rakacolli se ajo per me teper e dha jo me te vonshme se dy jave nderkohe qe duhet te thoshte me te vonshme se dy jave ......

    Përgjigju
  • Udhetari: 06/09/2021 14:28

    Ne BE testet e tamponit jane falas ne aeroport ketu qe njerzit jane te varfer paguajne qimet e kokes

    Përgjigju
    • eri: 06/09/2021 14:52

      Po bejeni ne Europe dhe hajdeni si njerez ne Shqiperi se na cmendet.Keto rregulla i ka cdo shtet ketu e nje vit ne hyrjen e tij juve doni te beni gangsteret.Jane edhe ata qe vijne ne Shqiperi po ju nuk lexoni.

  • Taku: 06/09/2021 13:36

    Testi shpejt ne BE eshte falas.Une e kam kaluar, po ua japin femijeve qe ta bejne ne shtepi dhe na jane bere depozita. Edhe ne qendra tregtare dalin dhe te lusin ti marresh. U thashe e kam kaluar, po me ngjiteshin prapa dhe thonin merre. Nuk e marr u thashe.

    Përgjigju
  • Eda: 06/09/2021 13:35

    Qeveria duhet te sherbeje si rregullator i tregut. Nese ne vendet e rajoni dhe ne evrope jane me tee lira atehere shteti duhet te kontrolloje keto kompani dhe laboratore e mos te zhvasin popullin me çmime marramandesi. 60 mij leke te vjetra ne tirane nji test tamponi e kater pjesetare familje llogariteni vete koston

    Përgjigju
  • Kujdes!: 06/09/2021 13:27

    Cdo kritik e sakte eshte e shendetshme per shoqerine. Ndoshta cmimi i testeve ne Shqiperi eshte me i larte se ne disa vende te tjera. Por mos e ekzagjeroni duke e pershkruar si me te shtrenjtin ne Europe. Ka vende Europiane ku testi kushton shume me teper se ne Shqiperi. Madje ka vende ku testi eshte me i shtrenjt se bileta e avjonit per te cilin nevojitet. Kujdes me temen e kovidit, sepse cdo pasaktesi mund te shtyj njerezit te thyejn rregullat dhe si pasoj mund tu kushtoj jeten.

    Përgjigju
    • O kujdesi!:: 07/09/2021 09:39

      O kujdesi shtrrenjtësia llogaritet në bazē të standartit e minimumit jetik. Deri tani sdi nai shtet që testi të kushtoj sa 17-18% e pagës minimale. Nëse ti ke ngju bujrum na e thuj. Llogarit e shtrrenjtësis së biletave në krahasim testet mos i bo se 50€ bo 1 bilet Spanje e 65 € bo testi pcr= 5% të pagës minimale

  • Latif: 06/09/2021 12:35

    Po sic do gje ktu, eshte firmato prandaj eshte 10€ me e shtrenjte.

    Përgjigju
  • Europa: 06/09/2021 12:34

    kostua e nje testi fe shpejt eshte 70 cent ne cdo vend te BE, mund edhe pak me i lire por kjo eshte mesatarja, ne Shqiperi si cdo gje tjeter edhe ne kete rast eshte burdello. Mos u ngopshit dhe ilace i befshit leket qe jua grabisni njerzve.

    Përgjigju
    • eri: 06/09/2021 23:19

      @eri & ku ne Europe: Per te udhetuar duhet test i certifikuar me numer pashaporte dhe emer mbiemer.Sidomos kur behet fjale per Turizem.Kaq eshte shume e thjesht.Ato teste te shpejta qe thoni ju ne Greqi jepen falas 2 here ne jave por sjane per udhetim jashte vendit.

    • @eri & ku ne Europe: 06/09/2021 19:04

      po flasim per teste te shpejta njesoj jane ne gjithe boten (nasal ose oral) goje dhe hunde... njesoj jane te shpejtet kudo ne bote prandaj quhen te shpejt koha e pritjes 15minuta nga koha e kryerjes ne pergjigje. Nuk po flasim per fshatin Itali, ka kohe qe ka humbur statusin e te qenit vend europian, po flasim pe vende si Gjermani, France Belgjike etj..

    • eri: 06/09/2021 18:34

      Jane self teste ato.Po per te shkruar ne Europe me teste falas i beni se na mbyti injoranca.

    • Ku ne europe: 06/09/2021 17:23

      Ku qenkan keta teste falas dhe me 70 cent neper europe. Flisni per vende te caktuara. Ne itali ska asgje falas. Testi kushton minimumi me farmaci 15 euro. Ne aeroport ne bologna 35 euro.

  • adi: 06/09/2021 12:07

    TESTI I SHPEJTE DUHET TE BEHET NE CDO FARMACI, SIC E KA BOTA

    Përgjigju
  • Miri: 06/09/2021 11:29

    Test Covid nuk ban kush te vertet. 5 minuta test dhe hidhe ne kosh direkt, nuk asht test. Une personalisht e kam ba ne Durres dhe nuk e di a kishte dhe ndonje laborator per test Covid. VERIFIKONI VETE….

    Përgjigju
  • Pse?: 06/09/2021 11:22

    Po ndaj pra i kemi keto koncensionet, ti xhvasim njerzit e fryjme xhepat e shokeve te Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?