Në garë për bashkinë e Tiranës, ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska: E djathta është e papërfaqësuar, ka ngelur komplet jashtë loje

15 Mars 2023, 17:36| Përditesimi: 15 Mars 2023, 18:53

  • Share

Lajla Përnaska, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe një nga figurat me një njohura të kësaj partie, ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Tiranës. E ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ Përnaska u shpreh se është ofruar që të japë një kontribut në politikë, ndërsa theksoi se e djathta shqiptare është e përfaqësuar. Sipas Përnaskës me vendimin absurd për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019 e la PD-në komplet jashtë loje. E pyetur se me kë parti do të garojë në zgjedhje, Përnaska u shpreh se po sheh disa opsione, ndërsa pohoi se do të garojë me parti të djathta.

‘Angazhimi im politik ka qenë vullnet plotë e kam zgjedhur dhe e kam ushtruar politikën si profesion. Mendoj se është një vokacion i brendshëm që më ka shtyrë të ndryshoje karrierën nga profesioni im bazë në politik-bërje. Shoh një të djathtën të papërfaqësuar që edhe me vendimin absurd të 2019 ngeli komplet jashtë loje dhe krijoi një goditje shumë të fortë demokracinë përfaqësues. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë. Kam të gjithë përvojën, sepse e di mirë se çfarë kapacitetesh mbart e djathta. Janë kapacitet të pashfrytëzuara. Janë regjistruar mbi 40 parti në garën për Tiranën dhe do të shoh opsionet. Për mua nuk është e rëndësishme sigla por kontributi dhe krijimi i alternativave për një garë, e cila është një garë e hapur. Po shikoj disa opsione. Bindjet dhe parimet  mia i takojnë të djathtës. Synoj atë kontingjent që abstenon prej vitesh partitë kryesore që garojnë. Në Tiranë ka një pritshmëri shumë të lartë për ndryshimin e qytetit. Ne përballemi me të njëjtat problematika në qytet. Ne kemi qenë të detyruar të pranojmë kandidatët.’- tha Përnaska.

E pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, Përnaska u shpreh se e sheh me keqardhje, që një nga partitë më të mëdha në vend të përfundojë dyerve të gjykatave. Si zgjidhje për daljen e PD-së nga kriza, Përnaska sheh garën e drejtë dhe hapjen e partisë drejt figurave të reja dhe të pakonsumuara.

‘E shoh me keqardhje situatën brenda PD-së. Të përfundojë një parti aq e madhe në dyert e gjykatave në vendime e shoh të djathtën të paorganizuar. Një situatë që nuk ka qenë kurrë më parë. E djathta është jashtë loje! E vetmja mënyrë që të rigonizohet, qoftë PD apo qoftë me adresë të re politike është që të hapë garën politike. Të bëhet një garë reale, që të hapë dyert për këdo si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një nga kriteret themelojë është të mos ketë konsumim pushteti në kurriz.’- u shpreh Përnaska.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 16/03/2023 10:26

    ,,,ka per te gjithe,,, edhe per L.Pernasken,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?