Në garë për Vaun e Dejës, kandidatja e PD-së Klomentina Drini për Report Tv: Njerëzve po u bëhet presion! Të ndalohen diferencimet politike ndaj qytetarëve

4 Maj 2023, 15:13| Përditesimi: 4 Maj 2023, 15:19

  • Share

Kërkon të hyjë në histori, si gruaja e parë kryebashkiake në Vaun e Dejës, që mund dy forcat e mëdha të zonës, kandidatin koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila dhe atë të socialistëve që sot kanë bashkinë, Kristian Shkrelin.

Në një intervistë për Report TV ajo ka rrëfyer ecurinë e fushatës elektorale, por mbi të gjitha objektivat e programit të saj elektoral, prej të cilit premton një trajtim të barabartë dhe jo sipas përkatësisë politike të qytetarëve.

‘Transparenca, të përgjigjemi për çdo gjë, çdo shqetësim që kanë qytetarët, infrastrukturë, nuk kemi një çerdhe me drekë e me fjetje, prindërit i dërgojnë në Shkodër, por duhet ta ndërtojmë këtu. Diferencimet politike do të ndalohen. Nuk do të ketë punësime për fryrje administrate. Për pjesën e transportit publik, po ashtu kam menduar, se nuk kemi një transport publik që të funksionojë tamam në bashkinë tonë.’- tha Klomentina Drini.

Forcën thotë se e merr tek mbështetja e grave dhe vajzave, por edhe frymën e rinisë, të cilët i fton ti bashkohen fitores së saj me 14 Maj, por nuk mohon presionet.

‘Banorët janë të surprizuar për kandidimin tim, si është e mundur që ti ke marrë guximin, por janë edhe të presionuar dhe me frikë.  Gratë dhe rinia më hapin derën dhe më thonë eja shiko ku kemi vendosur fletëpalosjen tënde.”- u shpreh Drini.

Klomentina Drini, është në këtë garë e vetme, përballë të mëdhenjve të politikës, pa mbështetjen e PD zyrtare, por as të palës tjetër të demokratëve që kanë deklaruar se do të mbështesin Zef Hilën. Në Vaun e Dejës, PD ka tërhequr edhe listën e Këshillave Bashkiakë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?