Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj

Kronikë

Në gatishmëri të plotë, asnjë zjarrfikës nuk merr pushime para 15 shtatorit

26 Korrik 2018, 09:36| Përditesimi: 26 Korrik 2018, 09:37

  • Share

TIRANE-Nisur nga rreziku i lartë për zjarre në stinën e verës asnjë nga zjarrfikësit nuk do të marrë pushime për të qenë në gatishmëri. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga Drejtoria e Zjarrfikëses.

Theksojmë që ky nuk është një rregull i ri, pasi e njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar. Punonjësit e zjarrfikëses do i nisin lejet pas datës 15 shtator. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj deklaroi para dy ditësh për Report Tv se janë në gatishmëri të plotë nëse do të ketë zjarre.

Në vendin fqinj si pasojë e zjarreve humbën jetën 81 persona në Athinë, ndërsa shumë të tjerë janë të zhdukur dhe të humbur, ndërsa periferia e kryeqytetit është djegur.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?