Bota

Erdogan në gjendje jo të mirë, presidenti turk përgjumet gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)

22 Tetor 2021, 08:51| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 09:06

  • Share

Një video ku presidenti turk Recep Tajip Erdogan, nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore, po qarkullon në mediat sociale.

Presidenti turk shihet i pafuqishëm, ndërkohë që është kapur nga fotografët teksa e ka zënë gjumi gjatë konferencës për shtyp në Angola.

Në pamjet e publikuara, Erdogan shihet që herë pas here ul kokën dhe mbyll sytë. 

Gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, në konferencën për shtyp me homologun e tij, Angkolezo Joao Lourenso, Erdogan është parë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?