Marie Biba

Kronikë

Ishte në gjendje të rëndë prej ditësh në spital, ndërron jetë 64-vjeçarja që u plagos nga shpërthimi i bombulës së gazit në Lezhë! Kishte pësuar djegie në 80% të trupit

7 Korrik, 09:39| Përditesimi: 7 Korrik, 09:54

  • Share

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda 64-vjeçarja Marie Biba, e cila u plagos rëndë disa ditë më parë nga një shpërthim bombule gazi në banesën e saj në Ishull-Shëngjin.

E moshuara kishte pësuar djegie në rreth 80 për qind të trupit dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Por pavarësisht përkujdesit të stafit mjekësor, ajo ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e saj më 27 qershor, ku dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?