Një shofer me iniciale A.D është vënë në pranga nga policia e Tiranës.
Ai është ndaluar fillimisht pasi mbante fëmijën 5 vjeç në vendin e parë të makinës pa sisteme fiksimi por më pas policia ka konstatuar që ai ishte dhe në gjëndje të dehur.
Pasi i është kërkuar që të kryejë testin e alkoolit, ai ka refuzuar dhe është larguar menjëherë me mjet, me shpejtësi, dhe për këtë arsye, punonjësit e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe në rrugën "4 Dëshmorët" kanë bërë ndalimin e tij.
Sërish këtu efektivët janë përballur me rezistencën e tij pasi ai nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit dhe pas këtij kundërshtimi të dytë është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.
4, Tiranë, ku edhe në ambientet e Komisariatit ka refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit.
Më pas policia ka lajmëruar familjarët e fëmijës që është marrë më vonë nga nëna e tij.
Përveç ndëshkimit për shkeljet rrugore, ku i është pezulluar leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbriten 15 pikë nga leja e drejtimit ai u ndëshkua dhe me masë administrative me 30.000 lekë të rinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.