Afrim Tovërlani dhe Shpend Ahmeti

Kosova & Rajoni

Në gjendje të dehur kërcënoi me thikë kryebashkiakun e Prishtinës, arrestohet trajneri i futbollit

26 Tetor 2021, 21:28| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 21:34

  • Share

PRISHTINË-  Kryetari i Bashkisë së Kosovës, Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë. Dyshohet se autori është trajner futbolli në Prishtinë, Afrim Tovërlani. Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:50 në shtëpinë e Shpend Ahmetit.

Tovërlani është arrestuar, ndërsa mësohet se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kërcënuar kryebashkiakun. Këto informacione bëhen me dije për Klan Kosova.

Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia e Kosovës trajnerit Tovërlani i është gjetur edhe thika me të cilën kërcënoi kryebashkiakun që u konfiskua nga efektivët. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?