Foto ilustruese

Në gjendje të dehur, nxori armën pas një konflikti çasti, arrestohet polici Aldo Braholli në Korçë

30 Prill 2022, 11:43| Përditesimi: 30 Prill 2022, 12:29

  • Share

Aldo Braholli, punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë është arrestuar nga Drejtoria Rajonale e AMP Korçë  pasi nxori armën pas një konflikti çasti kur ishte jashtë shërbimit dhe tentoi të qëllonte një person. Ngjarja ka ndodhur më 28 prill 2022 kur ishte jashtë detyrës funksionale, u përfshi në konflikt për motive të dobëta me shtetasin B.D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në momentin që punonjësi i policisë i ka drejtuar armën e shërbimit shtetasit B. D., ky i fundit ka mundur ta ndalojë duke i marrë armën nga dora, të cilën më pas e ka dorëzuar pranë shërbimeve të policisë.

Ndaj punonjësit të policisë janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit  Penal.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?