Firma e Adi Kurtit

Frikësoi peruanët me shtatlartësinë e tij, talenti elbasanas i Kombëtares në gjurmët e Asllanit! Firmos te Empoli

23 Janar, 15:10| Përditesimi: 23 Janar, 16:44

  • Share

Empoli në Serie A di si të "peshkojë" talente. Këtë herë skuadra italiane ka afruar në ekip dhe i ka ofruar kontratën e parë profesioniste Adi Kurtit, mbrojtësit të Kombëtares U-19 që është me origjinë nga Elbasani. Dikur për të flitej shumë, pasi trembte bashkëmoshatarët e tij me shtatlartësinë.

I gjatë 1.94 metër dhe me rolin e qendrës së mbrojtjes, Kurti është nga sot pjesë e ekipit të Empolit dhe pret të tregojë cilësitë te moshat, për t'u afruar më pas në ekipin e parë.

18-vjeçari ka dalë nga 'Shkolla Sportive Pepa' dhe ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Shqipërisë. Duket se djaloshi është në hapat e Elseid Hysajt dhe Kristjan Asllanit, të formuar në këtë ekip.

Aktualisht pjesë e Empolit në Serie A janë Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?