Pas shumë vitesh mungesë, Lezhës po i rikthehet muzika Rock. Këtë risi po e sjellin të rinjtë, të apasionuar pas këtij zhanri muzikor.
Mbrëmjen e së mërkurës u organizua festivali RockFest, ku nxënës të shkollave të mesme u ngjiten në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, duke ndjekur në këtë mënyre gjurmët dhe traditën e grupi të njohur "Djemtë e Detit". Qëllimi i festivalit është promovimi i talenteve.
“Synojmë për të zbuluar talentet e reja. Ne e kemi fokusin edhe në muzikën e klasike por dhe në rock sepse Lezha ka qenë themel i muzikës rock sepse nga ky qytet ka dalë grupi “Djemtë e detit”, por dhe grupe të tjera”, tha Renaldo Xhanaj, drejtor i Kulturës, Bashkia Lezhe
Në fund të festivalit, me Kryetar Keler Sufja dhe anëtar Gentian Deda dhe Eldis Arrnjeti vlerësuan me çmim të pare këngëtaren Erina Zefi çmim të dyte këngëtaren Denisa Delia dhe çmim të trete këngëtarin Bardhok Tusha.