Një lundrues me kajak i shpëtoi për mrekulli vdekjes, pasi pamje të jashtëzakonshme u shpërndanë teksa ai eksploronte ujërat me kajak. 24-vjeçari Adrian Simancas u fut dhe më pas doli nga goja gjigande e një balene në brigjet e Punta Arenas në Kili.
Gjitari gjigand shihet t’i afrohet lundruesit, i cili qëndronte mbi një kajak të fryrë me ajër dhe pasi hapi gojën i bëri të zhduken. Disa sekonda më pas lundruesi 24-vjeçar duket sërish në sipërfaqen e ujit duke i shpëtuar për mrekulli vdekjes.
Komentues ne rrjetet sociale kanë komentuar me dyshim në lidhje me vërtetësinë e ngjarjes dhe aludojnë për manipulim të saj.
Komente
