Foto ilustruese

Sport

Në grumbullim me ekipin, ndërron jetë në hotel mjeku 38-vjeçar i Leçes! Shtyhet ndeshja kundër Atalantës

24 Prill, 13:08| Përditesimi: 24 Prill, 13:47

  • Share

ITALI - Klubi i Serie A, Leçe është tronditur këtë mëngjes pas humbjes tragjike të Graziano Fiorita, mjekut fizioterapist të ekipit. I ndodhur në grumbullim me ekipin, 38-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në dhomën e hotelit pranë Brescias (Coccaglio). Klubi nga Salento vendosi të kthehet nga grumbullimi dhe ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes kundër Atalantës, e programuar për të premten në orën 20:45.

Graziano Fiorita prej 20 vitesh ishte pjesë e klubit, duke ndjekur hapat e të atit, Fernandos, i cili gjithashtu ishte masazhator i klubit të Leçes. Graziano kishte një marrëdhënie vëllazërore me stafin dhe lojtarët.

Këta të fundit mëngjesin e sotëm janë bërë dyshues kur nuk e kanë parë në krah që në orët e para të ditës. Pas thirrjeve të përsëritura pa përgjigje, u vendos që të futej në dhomën e tij të hotelit, ku Graziano me siguri vdiq në gjumë, duke lënë një boshllëk të madh për lojtarët dhe gjithë stafin.

Leçe ka vendosur të kthehet menjëherë në Salento, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjes kundër Atalantës. Pjesë e puljezëve janë edhe Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

Kujtojmë se një rast i tillë tragjik i ndodhi edhe Barcelonës, kur mjeku 40-vjeçar Carles Minarro Garcia u gjet i pajetë në hotelin ku klubi katalanas ishte grumbulluar më 8 mars 2025.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?