Italia është bërë përfaqësuesja e dytë në grupin e Shqipërisë pas Kroacisë, që ka publikuar listën për Europianin që nis me 14 qershor. Trajneri Spalletti ka befasuar jo pak duke lënë jashtë lojtarë si Immobile, Locatelli dhe Gatti, ndërsa pjesë e listës paraprake me 30 futbollistë janë emra të rinj si Buongiorno, Calafiori, Folorunsho dhe Orsolini.
Deri më 7 qershor Italia duhet ta tkurr këtë listë në të paktën 26 futbollistë, ndërsa ndeshja e parë e ‘axurrëve’ është pikërisht kundër Shqipërisë në Dortmund më 15 qershor.
LISTA
PORTIERË: Donaruma (PSG), Vikario (Totenhem), Meret (Napoli), Provedel (Lacio).
MBROJTËS: Açerbi, Bastoni, Darmian (Inter), Skalvini (Atalanta), Buongxhorno (Torino), Mançini (Roma), Kalafiori (Bolonja), Di Lorenco (Napoli), Belanova (Torino), Dimarko (Inter), Kambiaso (Juventus).
MESFUSHORË: Barela, Fratesi (Inter), Kristante, Pelegrini (Roma), Faxholi (Juventus), Zhorzhinjo (Arsenal), Riçi (Torino), Folorunsho (Verona).
SULMUES: Kieza (Juventus), Raspadori (Napoli), Retegui (Xhenoa), Skamaka (Atalanta), Orsolini (Bolonja), Zakanji (Lacio), El Sharaui (Roma)