Spanja duke festuar nje nga golat

Në grup me Shqipërinë, Spanja shkatërron Andorën në miqësore! Fiton Franca dhe Belgjika (VIDEO)

6 Qershor, 10:53| Përditesimi: 6 Qershor, 10:57

  • Share

Spanja, një prej kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin e Evropianit, fitoi me shifrat e thella 5-0 kundër Andorës. Në këtë miqësore shkëlqeu futbollisti i Sociedad Oyrazabal, i cili realizoi ‘tripletë’, ndërsa ndeshjen e zhbllokoi Perez. Në fund ishte Ferran Torres ai i cili vulosi shifrat përfundimtare.

Fitore mori edhe Franca, pretendente numër 1 për Evropianin e Gjermanisë, teksa mposhti 3-0 Luksemburgun. ‘Gjelat’ zhbllokuan në pjesën e parë me Kolo Muani, ndërsa në të dytën realizuan Klauss dhe Mbappe.

Belgjika në testin e saj kundër Malit të Zi arriti të fitonte pastër 2-0. Kevin de Bruyne realizoi në pjesën e parë, ndërsa në shtesë vulosi goli i Trossard.

Kliko këtu për të parë golat.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?