Sport

Në grup përballë Zvicrës! Serbët 'shfrenojnë fantazinë, e quajnë Granit Xhakën me origjinë nga Serbia

2 Prill 2022, 00:32| Përditesimi: 2 Prill 2022, 00:37

  • Share

Festimi me shqiponjën dykrenare nga Xhaka dhe Shaqiri duket se ende ka mbetur thellë në memorien e serbëve. 

Irona e fatit solli që Zvricra dhe Serbia të përballen sërish pasi shorti i Botërorit 'Katar 2022' i vendosi përballë njëra-tjetrës, sëbashku në grup me Brazilin dhe Kamerunin.

E përditshmja serbe, “Kurir.rs”, teksa analizoi këtë përballje, e shfrenoi totalisht fantazinë, duke e cilësuar Granit Xhakën si zviceran me origjinë nga Serbia.

Në një artikull të botuar dje (1 prill 2022, ora 20:53), media serbe shkruajti se Graniti ka lindur në Serbi në Podujevë, por ka shkuar herët në Zvicër me prindërit e tij dhe ka luajtur për kombëtaren helvete. 

G.B./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Një: 02/04/2022 05:30

    Titulli i gazetës serbe është një pasojë e nacionalizmit radikalë serb që është dominon shtetin fqinj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?