Në hetim në Belgjikë për kultivim kanabisi e grup kriminal, GJKKO ka kërkuar pasuritë e vëllezërve Bardhyl e Kastriot Shota nga Fushë-Kruja. Në njoftimin e Prokurorisë janë renditur edhe 2 raste të tjera konfiskimi. Pasuritë e vëllezërve Bardhyl dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven Fushë-Krujë, u janë kaluar shtetit, pasi dyshohet se i kanë fituar me para krimi.
Pasuritë e sekuestruara:
- 1.Pasurisë së paluajtshme (1 kat + bodrum), me sipërfaqe ndërtimi 648.7 m² në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
- 2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
- 3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
- 4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
- 5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
Gjatë vitit 2020 dhe 2021 këta subjekte janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp.
Lajmi kryesor:
GJKKO me ‘dorë të hekurt’, kërkon konfiskimin e mbi 30 pasurive të trafikantit të Spanjës Anton Gjinajt dhe 3 të dënuarve për drogë nga Belgjika
G.MO/ReportTv.al