Në hetim për ekstremizëm, shpallet në kërkim ndërkombëtar personazhi i rrjeteve sociale nga Lezha (VIDEO)

13 Korrik 2022, 17:52| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 18:01

  • Share

Një 39-vjeçar nga Kallmeti i Lezhës është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të "Thirrjes dhe nxitjes për kryerjen e veprimeve ekstremiste".

Urdhër ndalimi për shtetasin Luigj Marku është lëshuar nga prokuroria e Lezhës, pas hetimeve që kishte nisur organi i akuzës në bashkëpunim me antiterrorin që prej vitit 2019-të. Sipas dosjes hetimore 39-vjeçari disponon një adrese në rrjetet sociale Tik Tok dhe Facebook, ku shfaqet në vazhdimësi LIVE duke komunikuar me persona të tjerë me gjuhë ekstremiste.

Gjithashtu, përmes videove Luigj Marku kërcënon me fjalë fyese dhe ofenduese çdo person që i del kundër qëndrimit të tij ekstremist.

Si provë materiale prokuroria ka administruar dhe analizuar videot ku shfaqet 39-vjeçari dhe pas hetimeve të kryera për rreth 3 vite është dalë në konkluzionin se ai ka konsumuar element të veprës penale dhe dosja hetimore pritet të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës. Pjesë e hetimit në lidhje me këtë çështje ishte dhe shtetasi Anton Zefi për të cilin vijojnë hetimet në gjendje të lire, pasi nuk është arritur ende të provohet kryerja e veprës penale nga ana tij. Ndërkohë pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar për shtetasin Luigj Marku policia është vënë në lëvizje për kapjen e tij. Ai nuk rezulton të jetë në Shqipëri, por nga verifikimet e deritanishme është zbuluar se ai ndodhet në shtetin Irlandez konkretisht në qytetin e Dublinit, ku jeton dhe punon prej vitesh. Urdhër arresti ndërkombëtar ju është dërguar autoriteteve Irlandeze me qëllim arrestimin e 39-vjeçarit Luigj Marku dhe ekstradimin e tij drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë, për veprat penale e ngritura ndaj tij.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • zot: 14/07/2022 13:31

    Zot cfare kohe jetojme.Del injoranti,idjoti,psikopati,antikapati dhe cdo lloj llumi edhe behet lajm dhe i jepet rendesi.

    Përgjigju
  • Hajdeee Ku shkoi puna: 13/07/2022 20:22

    U ngrit shtetit ne kembe per KTO lloj tipash. Ku ka vajt puna, po' a di shtetit sa ka si puna e ktyne tiktok e llojllojesh plot. Apo u ngrit se offendoi Sali Lushen...edhe ktu ke lagjia ime ka plot qe shahen ne tiktok, i bje me arrestu gjysmen e shqipri. Me KTO merret shteti mutit. Hajt tung per hajre

    Përgjigju
  • Skema: 13/07/2022 18:58

    Lajm pa ransi,lene ne mjerimin e vet.

    Përgjigju
  • Aaa ok vlla: 13/07/2022 18:32

    Turp shtetit qe merret me nje te semur mendor,shteti duhet ta paisi me nje pension si i cmendur..dhe ti bejn vazhdimisht ilace..eshte totalisht i cmendur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?