Kryetari i PD, Lulzim Basha

Politikë

Në hetim për tregti armësh dhe biznese të dyshimta/E shkuara e errët e lobuesve të rinj të PD

25 Qershor 2018, 22:55| Përditesimi: 25 Qershor 2018, 23:21

  • Share

Kompania e re amerikane e kontraktuar nga PD për të kryer lobimin, në bazë të investigimeve nga media amerikane, rezulton që të jetë marrë me tregti armësh dhe biznese të dyshimta me Zelandën e Re, për ç’ka është vendosur nën hetim. 


(Investigimi nga mediat amerikane)

Sonoran Policy Group, LLC” është një kompani e vogël lobimi e cila ju afrua fushatës së presidentit amerikan Donald Trump përmes njohjeve me kongresmenët Dana Rohrabacher dhe M. Flynn.

Rohrabacher njihet për afrimitetin e tij me liderin e opozitës Lulzim Basha, ku vitin e shkuar gjatë protestës në çadër ai përcolli një letër “pro-opozitare”, në të cilën vinte në pikëpyetje funksionimin e qeverisë dhe bënte thirrje për oponencë nga qytetarët.  

Sipas pikave të kontratës, PD do t'i paguajë kompanisë amerikane 40.000 USD për lobimin në Uashington. Në kontratë parashikohet që kompania lobuese amerikane të organizojë takime mes përfaqësuesve të PD dhe kongresmenëve e autoriteteve të larta amerikane. Fokusi është promovimi i strategjisë së demokratëve në SHBA për luftën kundër krimit të organizuar. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?