Agron Gjekmarkaj

Ne i paskemi 'shërbyer' Ramës që votuam për hapjen e dosjeve dhe këta të tjerët që e bënë copë duke mos votuar

21 Tetor 2022, 20:05| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 20:14

  • Share

Të votosh një ligj që hap dosjet e diktaturës pa asnjë pengesë është detyrim moral e politik për çdo ligjvënës.

Për forcat e djathta që burimin ideologjik e gjejnë tek antikomunizmi historik shumë më tepër. Turp është të justifikohesh, të mbysësh parimin për rrethanat e çastit.

Sot komunistë e "antikomunistë" bijtë e tyre po artikulojnë pa dridhje qerpiku po tentojnë të bëjnë "pis" shtresën e ish të persekutuarve politikë duke pohuar pa dridhje qerpiku se ata na qenkëshin rekrutuar në shumicë. Sikur po thonëja do shihni ata janë spiunet.

Pra ata që bënë rezistencën dhe disidencën, ata që janë krenaria dhe ndërgjegjja e lirisë së këtij vendi, na paskëshin qenë shërbëtoret e komunizmit ndërsa komunistet shërbëtorët e demokracisë. Komunistet dhe "antikomunistet", sejmenët e tyre fanatik që tek bindja kanë patur fitimin duan që tu lënë edhe faturën morale të diktaturës viktimave. Do të përgënjeshtrohen! Por falje nuk do të kërkojnë.

Ndaj duhet të hapen dosjet ku sekush të mbajë peshën e vet, nderin dhe krimin, turpin dhe dinjitetin. E vërteta na bën të lirë na pat mësuar Jezu Krishti.

Nuk kam votuar asnjë gjueti shtrigash dhe asnjë kurth ndaj askujt, nuk do ta bëja kurrë se nuk me komandon askush, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, as Edi Rama as Ilir Meta por vetëm besimi tek një parim i shenjtë që thirret e vërteta si i vetmi koncept që e shpëton shoqërinë dhe individin nga mëkati i shpifjes, abuzimit dhe përdorimit.

Ajo që Adam Miçnik pat paralajmëruar se diktaturës së proletariatit do ja zërë vendin ajo e banalitetit në Shqipëri ka ndodhur më shumë se kudo. 

Nuk e ndamë kurrë kriminelin nga viktima, krimin nga pafajësia, përdoruesin nga i përdoruari, xhelatin nga martiri, të ndershmin nga gënjeshtari, por i bëmë bashkë të gjithë që gjithçka të relativizohet, të zvogëlohet, të humbasë me kohen.

Ky është amaneti që duket sikur ka lënë Enver Hoxha dhe që me forcë e mban shkolla e tij politike. I paskemi shërbyer ne Edi Ramës që votuam për hapjen e dosjeve???  E paskan luftuar atë madje mposhtur e bërë copash ata që nuk e votuan këtë ligj? Edhe shakaja duhet të ketë seriozitetin e duhur që të shkaktojë të qeshura.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 22/10/2022 09:53

    O Gone sa vjecare e ke marre vizen amerikane? Si pedagog, a e mbeshtet protesten e pedagogeve? Apo tani je deputet?! Ik o Gone lepij ndonje kocke edhe keto 3 vjet qe te kane ngele si deputet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?